Friday, 2 December 2011

Duhet tek "Perdhunimi" apo tek "Ikse te thyer"?

Nuk dua ta le biznesmenin NukNuk jashte njeres nga veprat e mia te ardhshme(qe ka mundesi te mos i lexoje njeri as pas vdekjes). Mbase perdhunimi eshte i tejmbushur me karaktere dhe NukNuk mun dte perfshihet me lehte ne nje liber per fashizmin. Ne vija te trasha, e kam vene para disa muajsh ne FB portretin e tij, qe duhet plotesuar ose me mire pershtatur ne varesi te enes ku do hidhet. apo NukNuku mer formen e enes si do qe te jete?

Nje mikja ime do qeshe kur te lexoje titullin se mendja do i shkoje ne nje biznesmen te nje biznesi te caktuar. Gabim! Biznesmeni NukNuk, nuk eshte ai qe i shkon ne mendje asaj. Eshte nje tip njeriu i biznesit, me karakteristika te caktuara dhe jo domosdoshmerisht, tipiku i 20 vjeteve te fundit ne Shqiperi.
Sikunder duket edhe nga emri i sajuar, ai ne pergjithesi eshte negativ. I veshtire ne tratativa deri sa i lodh te tjeret dhe i hapin rrugen. I paepur ndaj kerkesave te atyre qe punojne, per rroge e kushte me te mira. Shume i rezervuar per investime dhe futje formash te reja ne prodhim apo sherbime. Me nje fjale, e ka ne maje te gjuhes te te thote "nuk" behet.
Ne shumicen e rasteve, NukNuku eshte i shkolluar, me nje prirje te mire per kryerjen me mend te veprimeve baze te aritmetikes, sidomos ato me perqindje. Shume i kursyer per vete dhe familjen dhe tmerresisht i kursyer per te qerasur te tjeret. Zakonisht mund ta shohesh duke ngrene fatra luledielli, ose duke ndenjur per ore te tera duke menduar, ne nje kafene te lire, me nje filxhan caji perpara. Nuk ri e te mendohet kot. Per biznesin e vetem per te, e si te fitoje lehtazi pa u lodhur dhe pa rrezikuar. Kur i bie ere fitimi te madh, mund te qerase ate qe i intereson me caj edhe me dreke dhe shpenzimet do i zbrese nga biznesi ose nga bonuset e punonjesve. I pelqen, ketyre te fundit t'ju perserite , qe eshte kapitalist i eger, per t'ju ngulur ne koke, se sa i veshtire eshte ky sistem dhe se ka qindra te papune qe mezi presin t'ju zene vendin.
NukNuku ri i veshur jo keq, ndonese me kostume te vjeteruara e pardesy jasht mode, por keto nuk ja ulin besimin qe ka ne vetja. Une kam "brain" thote shpesh ne pranine e keshilltareve te ngushte dhe me tej vazhdon ta perserise ne gjuhe te tjera duke thene "kam cervello", "kam miallo" deri sa ja u shpelan trurin degjuesve besnike.
Ai fiton ne biznes. Ndonese ne dukje i ngadalte, biznesi i tij eshte i sigurt. Eshte menduar mire para se ta hape dhe po me aq kujdes ihedh cdo hap qe kerkon para.
Sa per para...ta dini qe ka. Rralle her ehumb dhe ne ato pak raste humb dhe toruan. Dikush mund te thote qe : "Ketij i kam dhj,, mu ne para!" Nuk eshte e sugjerueshme dhe as endodh shpesh. Ka dhjetra beqare te cdo moshe qe do cmendeshin per nje burre tip NUk Nuk.
Ndaj dhe genet NukNuke do jene gjate neper kembe ne memedhe.

No comments:

Post a Comment