Saturday, 3 December 2011

Sot me 3 te dhjetorit.

Sot ka ditlindjen nje moshatari im, ose me mire shoku im i pare i ngushte. Them i pari, ndonese kisha patur edhe te tjere "te ngushte" me pare, por i perkisnin kohes te kopeshtit dhe fillores, kur shoqerite zihen lehte dhe po lehte treten. Benin e kam njohur ne vitin e fundit te fillores, kur erdhi ne klasen tone dhe qe nga klasa e peste na lidhi nje shoqeri shume e ngushte. Nuk e kam vrare mendjen shume se si midis shume shokesh qe rinim bashke dhe shkonim mire, u lidha me shume me te edhe pse ai ishte disi i vonuar mes nesh. Ndryshonim shume nga trupi( ai ishte i gjate dhe i trashe, ndersa une i imet dhe i shkurter)po edhe si natyra(une kolerik dhe ai i qete, te pakten ne dukje). mbase shume gjera i shihnim njelloj, se baballaret kishin nje formim te ngjashem. Ishin te dy shkrimtare, te lindur ne nje vit dhe kishin luftuar ne rradhet partizane. Te dy ishin "te zhubravitur". Im ate i perjashtuar nga partia ne vitin 1950, ndersa Micua i survejuar edhe pse ishte komunist nga 200 te paret. Ne shtepine e tij, kisha pare per here te pare te njejtin numur librash si ne shtepine time. Ndoshta edhe me shume.
Gjate gjithe 8-vjecares e te mesmes ndenjem te pandare, sa edhe kur per shkak te rremujerave ne vitin e pare te gjimnazit, me hoqen nga nje klase me hoqen bashke me te. Ne te mesme, Beni ishte jo me ai trashaluqi i bute e me humor, qe kishte ardhur ne klasen tone ne shtatorin e 1969-es. Ishte disi me agresiv, ironik dhe i vendosur ne ato qe bente. Grindeshim shume per skuadrat e futbollit, se ai ishte tifoz i englezeve. ndersa une kisha qe me 1971, qe isha tifoz i Ajaksit dhe Hollandes. Eshte e cuditshme se sa ore te dites kalonin adoleshentet e kohes tone me njeri tjetrin. me perjashtim te ngrenies se drekes dhe gjumit te nates, e kalonim thuajse gjithe kohen bashke. Po qe se pas shkolles do shkonim ne shtepi, sa hanim dreke perfundonim ne Bonboneria. Zakonisht do vinte Beni e do therriste qe poshte "O Numeeeee!" dhe do i dilte Tasi ne penxhere ta perqeshte duke e imituar "O Numeeee! O Numeeee!", ose po te kisha dale une me pare do kisha thirrur Gjeken dhe do kishim zene vendet tona ne sofatet e Bobnbonerise. Me vone do bashkohej me ne Rikua ose do shkonim ta therrisnim ne shtepi. Keshtu deri ne vitin 1979, kur shkuam po bashke ne Universitet. Vec ekipeve te futbollit, kishim ndryshim se ai ishte anglofil (i jati kishte bere shkollen amerikane te Kavajes) ndersa une frankofil(im ate kishte bere Liceun Francez). Beni pinte cigare(si te gjithe te familjes se tij mbi 15 vjec) ndersa une jo(si te gjithe te familjes time mbi 15 vjec). Grindeshim kur luanim basketboll, por jo kur luanim futboll, se zakonisht ai nuk perfshihej, per shka te nivelit te ulet te aftesive futbollistike. Nuk i honepsnim dot vajzat e klases! Kete e kishim te dy njelloj. Jo se nuk benim perjashtime, por them per shumicen e tyre. Pak a shume keta ishim ne ne vitet e femijerise dhe adoleshences. Ndryshonte disi avokati im qe u kthye nga Parisi. Vec dosjet e tij nuk mund t'i hap para vitit 2020. Jane te komplikume!
Edhe 100 te tjera Beno!(Nje ore larg me makine e kam, po ndoshta t ehene do e festojme pa pranine e gazetareve! Ooooops...ai gazetar eshte vete.)

No comments:

Post a Comment