Thursday, 1 December 2011

Republika Federative Shqiptare.

Ka gjasa, qe pas dhjete-pesembedhjete vjetesh ose me shume, Shqiperia te kthehet ne nje Republike Federative dhe antare e Bashkimit Europian. Nuk di nese kjo eshte zgjidhja me e llogjikshme per nje komb prej me pak se 7 milionesh, por me duket gati e pamundur, qe per vete faktoret e brendshem, te krijohet nje Shqiperi e Madhe me qender Tiranen. Per arsye historike, gjeografike, disi edhe kulturore, dy pjeset kryesore te realitetit shqiptar, jane shume larg njeri tjetrit per te formuar nje shtet-komb, si ka qene idea e Rilindasve.
Detyrimisht, Federata Shqiptare duhet te kete dy Provinca ose Lande(nese perdorim emertimim gjerman)njeri me qender ne Tirane dhe tjetri ne Prishtine. Ndoshta, me mareveshje dhe me vetevendosje te popullsive lokale, mun dte vendoset per zonat prne kufijve te sotem, me cilin Land duhet te shkojne. E megjithate kjo eshte pjesa me e lehte, teknike dhe deri diku e dores se trete.
E them kete per shume arsye qe jane me shume te brendshme, reale dhe qe mund te ndihmojne ne parandalimin e nje katastrofe te bashkeekzistences te kombit tone, me me pak se 150 vjet vetedije kombetare.
Arsyeja kryesore eshte se klasat politike ne Tirane dhe ne Prishtine nuk jane gati te ndajne pushtetin qe ju sjell fitime atyre vete ose grupeve apo fiseve qe kane pas. Tirana do insistoje te jete kryeqendra e vendit dhe si e tille, me mentalitetin patriarko-ballkanik, ne te te jene te perqendruara ministrit edhe gjithe institucionet kryesore. Prishtina ng aana e saj, jo vetem do rezistoje, por do kerkoje qe per shkak te pozicionit me te favorshem ndaj rrugeve kryesore te trafiqeve te ligjshme e te paligjshme, ajo te behet Kryeqendra e Shqiperise se madhe. Ndarjet e thella historike, te shumefishuara nga interesat e medha ekonomike, do rihapin plaget e brendshme te dhjetevjecarit 1940, kur te dy palet vrane njeri tjetrin, per shkak se ishin ne dy kampe te ndryshme te Luftes se Dyte.
Shoqeria shqiptare(te pakten ajo brenda kufijve te shtetit ame)eshte tani e ndare ne tre pjese. Mund te jete e ndare ne menyre te ngjashme edhe ajo Kosovare, por e njoh shume pak per te thene qe ngjasojne. Dy pjeset antagoniste me njera tjetren nuk jane as klasa dhe as shtresa shoqerore. Jane ndjekesit e njeres Parti, te cilet i jane deri ne fund besnike asaj, ose me mire udheheqesit te Partise. Eshte edeh nej pjese e trete, amorfe, qe permban njerez te cdo shtrese shoqerore, por qe eshte e paorganizuar. Eshte pjesa e shqiptareve te zhgenjyer ng apolitika dhe Atdheu, e qe presin ose te kene rastin e te largohen ose presin le te ndodhe c'te ndodhe, por vete nuk duan me te ndjekin asnje flamur. Kjo eshte pjesa me e madhe jo vetem si numur, por dhe e rendesishme per Shqiperine, sepse ne zgjedhje te ndershme vendos per kursin qe duhet te ndjeke Politika. Por nga mungesa e tradites se mire politike, nga ndryshimet brenda 60 vjetesh te tre sistemebve te ndryshem qeverises, kjo pjese shqiptaresh nuk do te angazhohet duke i bere nje sherbim te jashtezakonshem politikaneve te korruptuar.
(vijon)

No comments:

Post a Comment