Une njoh mire dy menyra te jetes ne shoqeri, sepse ne te paren jam lindur dhe jam rritur, e ne te dyten jetoj prej vitit 1997. Njoh perciptazi edhe tre menyra te tjera te funsionimit te shoqerise, te cilat kan filozofi te ndryshme per jeten. Nuk kam jetuar asnje dite si antar i atyre shoqerive, por kam njohur njerez qe ju perkasin, ose kam lexuar. Jane bashkesite nomade te ciganeve, bashkesite ne rezervate te indianeve te Amerikes dhe bashkesite neper fshatra ose grup fshatrash te amisheve.
Le te analizojme nje njeri qe lind dhe fillon te formohet ne nje shoqeri "te kolektivizuar" si shoqeria shqiptare e viteve '60.
Femija mirepritet nga familja, qe mund te jete dy ose tregjeneratash me nje numur nga 4 deri te themi 9 antare. eshte ne qender te vemendjes te te gjitheve, perkedhelet nga te gjithe dhe e ushqejne mire dhe e ruajne nga semundjet. Deri sa vjen nje dite e fillon te perceptoje, se ku eshte, cilet e rrethojne dhe cilet jane qeniet qe e duan dhe e mbrojne nga rreziqet. Kjo krijese e vogel, arrin te kuptoje qe jane disa njerez shume te dashur te cilet i sheh shpesh, jane me dimensione te medha, por mund ta mbrojne nga krijesa me te medha ne rruge, si psh kuajt qe terheqin karrocat e plehrave cdo mengjes. Ka edhe njerez te tjere qe i shikon shpesh. Disa jane te medhenj e disa te vegjel, bile edhe me te vegjel se ai. Ju meson emrat dhe krijon dashuri, kureshtje, frike ose i harron. Ka prej tyre qe i duken te cuditshem se kane hunde te medha ose veshe me shume qime, ose i lene nje lloj ngitesi te kuq ne faqe kur e puthin. Po ai ende nuk arrin te kuptoje ku eshte dhe pse eshte. Cuditet edhe pse nuk e lene t'i afrohet nje kutie te madhe metalike nga e cila vjen gjithnje e ngrohte.
(vijon)
No comments:
Post a Comment