Disa vite më parë, një miku im ishte në mëdyshjen nëse duhet të pranonte apo jo një dekoratë, që i ishte akorduar nga Presidenti Meta. Ceremonia parashikonte një udhëtim në Uashington dhe dhënien e dekoratës a të titullit nga Ilir Meta në mjediset e ambasadës shqiptare.
Mëdyshja kishte të bënte me faktin, që miku im jo vetëm e
dinte se sa i korruptuar ishte Meta, por edhe e kishte shprehur në biseda me
shokë dhe të afërm. Standartet e tij morale janë shumë të ndryshme nga ato të
Presidentit shqiptar. E megjithatë shkoi në ceremoni duke justifikuar veten se “Respektova
institucionin e Presidencës!”
Nuk është rasti i vetëm dhe ka shumë njerëz të nderuar, që
nuk pajtohen me korrupsionin e politikanëve shqiptarë, por presin për vizita
Ramën, Metën, Berishën dhe plot “krokodilë tahmaqarë“ edhe pse e dinë se cilët
janë dhe se ç’farë i kanë bërë vendit.
Por a qëndron justifikimi: “Respektova institucionin!”?
Gjatë katër viteve të administratës së Trump pati shumë
raste kur ekipe sportistësh ose të tjerë njerëz të shquar ishin ftuar të
priteshin nga Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe refuzuan sepse ishin kundër qëndrimeve
të tij raciste ose përçmuse ndaj minoriteteve. Dhe duhet përmendur që ftesa për
të vizituar Presidentin në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet si nder shumë i madh
në Amerikë.
Dhe kjo ka ndodhur edhe ndaj presidentëve të tjerë dhe në
vende të tjera të botës.
Njerëzit e mirë nuk e
legjitimojnë të Keqen.
Ilir Meta është zgjedhur President në mënyrë të ligjshme.
Por (dhe është një por i madh) aferat e frikshme korruptive të tij, i kanë parë
njerëzit në video. Nuk është sekret dhe as mund të dyshohet për thashethem. Nëse
e fton në shtëpi dhe e ve në krye të vendit atëhere bën me krahë hajdutin Meta
me bandën e tij dhe dëshpëron me dhjetra njerëz, që presin që e keqja të ndëshkohet.
Pas kësaj humbet e drejta morale për të folur kundër
korrupsionit.
No comments:
Post a Comment