Ndoshta idea nuk është aq polenake se sa e sektorit të turizmit të Bashkisë së Korçës për të organizuar në Polenë më 11 shtator festën e Lakrorit me dy petë binjake.
Më tingëlloi si më pa lezet se herët e tjera kjo ide e Bashkisë,
që ka gjetur pikërisht në ditën e përkujtimit të rrëzimit të Kullave Binjake në
Nju Jork të bëjë këtë ahengun e petëve binjake. Nuk them se e gjithë bota nuk
duhet të festojë atë ditë, por mund të ishte festuar gjatë një fundjave tjetër.
Atë ditë festojnë me revani, hallvë, kabuni dhe pekmez në komunat e Rripit të
Gazës, Arabisë Saudite, Jemenit, Afganistanit Pakistanit dhe Indonezisë ata që
u ngazëllyen ditën e 11 shtatorit të vitit 2001. Nuk është shumë e mençur të
festohet me dy petë binjake dhe ca gjellë në mes në Korçë dh e veçanërisht në
Polenë. Për më tepër në një kohë që e gjithë bota i ka sytë në krimet që po bëjnë
Talibanët ndaj afganëve properëndimor.
Polena është një fshat shumë i çuditshëm. Banorët e saj
gjithnjë janë njohur si shumë punëtorë, të krishterë të palëkundur dhe në 50
vitet para Rënies së Murit të Berlinit si shumë të lidhur me Partinë Komuniste.
Ka qënë vërtet e çuditshme bashkëjetesa
e ateizmit me të qënit fetarë, ose më mirë anëtarësimi në një parti komuniste
duke qënë të krishterë ortodoksë të thekur. Pas ndryshimit të regjimit, ndoshta
polenakët u morrën më pak me politikë, por shumica nuk e braktisën të majtën
dhe Partinë Socialiste.
Lidhjen e fortë me kishën ortodokse ja u njihte edhe shteti
grek dhe në vitet ’90, banorët e Polenës paiseshin menjëherë me viza greke e
ndoshta shumë prej tyre kanë marrë edhe nënshtetësinë helene.
Po pse më 11 shtator këta mjeshtra të gurit dhe të krishterë
fanatikë, kanë pranuar të kenë Festën e Lakrorit, që është një festë e sajuar
dhe disi qesharake, këtë nuk jam në gjendje ta kuptoj?! Ndoshta përdorin kalendar
të vjetër dhe 11 shtatori bie pas dy javësh, se dhe karnavalet i festojnë në një
ditë jo si gjithë të tjerët.
Gjithsesi të vështirë do e ketë ideatori i LakrorFest, Niko
Peleshi të përkujtojë edhe 11 shtatorin pranë ambasadores Kim dhe në të njëjtën
kohë të dëndet me lakror dhe birrë në Polenë.
No comments:
Post a Comment