Jo vetëm që i dimë të tëra, por sidomos dimë ato që nuk dimë. Këtë sjellje tipike shqiptare më solli në mendje sot kryeministri Rama gjatë konferencës së shtypit me kancelaren Merkel, të cilën rastësisht e pashë drejtpërdrejt në youtube.
I mungonte thjeshtësia.
I mungonte durimi për të dëgjuar.
I mungonte të qënit i kujdesshëm në ato që thoshte.
I mungonte gjithshka që duhet të ketë një drejtues i men]ur.
Këto nuk janë cilësi jo vetëm të një mendjeje të madhe, por
as edhe të një mendjemadhi. Janë cilësi të njeriut, që ka frikë se të tjerët
mund të kujtojnë se nuk di. Eshtë një frikë, që për fat të keq e kanë edhe shumë
bashkëatdhetarë që jetojnë në Shqipëri.
Nuk është turp mos i dish shumë gjëra. Janë të mjafta ato që
di nëse i di mirë. Shumë të tjera i mëson ]do ditë, nëse i mban veshët ngritur,
ke durim të dëgjosh të tjerët dhe njëkohësisht ve dhe mendjen në lëvizje.
Nuk e ve në dyshim që Rama e ve mendjen në lëvizje, por
druaj se kohën më të madhe ja kushton mendimeve për intriga, makinacione,
manipulime, gënjeshtra dhe përfitime vetiake. Gjithashtu shumë kohë kalon në
rrjetet sociale.
Ndaj nuk mund të jetë një udhëheqës i urtë dhe i ditur. Edhe
pse mund ta dijë veten se është mbi Makronin, Dragin dhe i barabartë me
Merkelin.
No comments:
Post a Comment