Ngjarja e sotme politike në Shqipëri, ndonëse nuk ngjallte ndonjë kureshtje për mua, më solli në mendje pranverën dhe verën e vitit 1997, kur Sali Berisha ishte autori i vetëm përgjegjës për shkatërrimin e Shqipërisë dhe rreth tij në Parti i patën mbetur një dorë me kriminelë dhe skutha.
Debatoja me një çift të njohurish atë verë rreth Sali Berishës,
por nga që ata për arsye ideologjike, thuajse ideologjike ose aspak ideologjike
ishin mbështetës të flakët të Berishës, debate mbyllej shpejt se nuk merreshim
vesh se cilën do quanim të bardhë dhe cilën të zezë. Mesa argumentesh tepër të
llogjokshme ata paraqisnin teorinë :“ Berisha e kishte në dorë shtetin ndaj s’kishte
pse ta shkatërronte!”, “Kishte përreth intelektualë mes të cilëve shquante Genc
Pollo” dhe “Bashkim Gazidede ishte burrë shumë i mirë dhe i ndershëm!”. Kishte
dhe argumenta të tjera më pak serioze si homoseksualiteti i Spartak Ngjelës, marëveshja
e Nanos me grekët, komunistët e Vlorës dhe të tjera të ngjashme të prodhuara
nga makina propagandistike e Saliut.
Unë kisha bindjen se Saliu jo vetëm ishte fajtori kryesor,
por se përreth kishte vetëm kriminelë dhe skutha, se njerëzit më të saktë të
PD-së ose ishin larguar prej kohësh nga politika, ose u larguan kur panë gjëmën
e madhe të vitit 1997.
PD-ja vazhdoi të ishte parti e kriminelëve dhe skuthave
(flas për ata që zgjidheshin deputetë ose ishin në vende drejtuese) dhe vazhdoi
me gjëmën e grushtit të shtetit pas vrasjes së Hajdarit (edhe pse i ndjerë
duhet të them se Azemi nuk ishte skuth, por kriminel) dhe skuthat ja bënë të
gjatë jetën Berishës në politikë duke shpresuar që ai të godiste rivalët e tyre
dhe ata të bënin karrierë të përkthyer në para. Të tillë ishin dhe janë Polloja,
Genc Ruli, Tritan Shehu, Jemin Gjana, Xhozefina Topalli dhe në prag të
zgjedhjeve të vitit 2005, në vendet kyçe të PD-së u afrua dhe skuthi Lulëzim
Basha.
I detyruar nga presionet e ndërkombëtarëve Berisha pas 2005
filloi të largonte një pjesë të kriminelëve nga postet drejtuese dhe të shpërblente
skuthat. Basha kishte avantazhin se njihej me Argitën, ja dedikonte të gjithë
rritjen në PD Berishës dhe mendohej se me përlyerjet në tendera do ishte deri në
fund besnik i familjes. Dhe Basha ishte dhe është i tillë, jo sepse është natyrë
besnike dhe mirënjohëse se skuthat nuk mund të jenë të tillë, por se dinte se
kush e kontrollonte në të vërtetë PD-në. Por përballë Amerikës nuk kishte ç’të
bënte tjetër veçse të vepronte skuthërisht duke pritur deri në minutën e fundit
se diçka në interes të tij mund të ndodhte pa u përplasur ai vetë. Asnjë meteor
nuk e goditi tokën, Berisha nuk pati ndonjë atak kardiak dhe as Kina nuk e
sulmoi Amerikën. C’të bënte?
Veproi si të gjithë skuthat. Si ata që e kishin mbështetur
Saliun më 1997, si ata që e mbështetën më 2011, kur në mënyrë të ndërgjegjshme
urdhëroi të vriteshin njerëz. E mbështetën sepse ishte i fuqishëm. tani që i shkanë
këmbët, sigurisht që do e braktisnin.
Nuk di nëse në vite, çifti i të njohurve ka ndryshuar
mendjen rreth Berishës, Pollos dhe skuthave të tjerë. S’di as nëse kanë qënë
apo janë pjesë e PD-së.
Veç kam mësuar një gjë nga jeta, që shtrembërimi I të vërtetës
për hir të interesit personal të bën skuth. Më vonë edhe kriminel.
No comments:
Post a Comment