Ndërtimi i një kabineti qeveritar me shumicën dërmuese gra ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të publikut shqiptar, por edhe të mediave europiane, të cilat shprehin admirimin që vendi më i varfër në Europë dhe me shumicë të popullsisë myslimane, ka më shumë gra ministresha se vendet skandinave.
Edhe njëherë hapet diskutimi se cili është raporti i Ramës
me gratë në përgjithësi dhe me ato shqiptare në mënyrë të veçantë. Në dallim
nga të huajt, shqiptarët e dinë që Edi Ram nuk është kaq i emancipuar sa të
kalojë në këtë drejtim edhe politikanët më të emancipuar. Ata që e kanë njohur
nga afër dhe kanë punuar me të e dinë se sa arrogant është Rama me vartëset e
tij dhe se ç’lloj fjalori përdor, që do tmerronte edhe përbuzësist e seksit të
bukur.
Po përse do Edi Rama të drejtojë një kabinet të tejmbushur
me femra?
Nga përvoja e tij 25 vjeçare në administratë, Rama ka mësuar
se gratë në funksione të larta e kanë më të vështirë “të rebelohen” dhe “të
dalin jashtë kontrollit” se sa homologët e tyre burra. Ato janë pjesë e një
shoqërie maskiliste e cila psikologjikisht ndikon në sjelljen e tyre më të
bindur. Gjithashtu ato e kanë më të zhvilluar ndjenjën e mirënjohjes ndaj
liderit dhe si rrjedhim edhe besnikërinë ndaj tij. Një tjetër cilësi e grave
tona është që ato krijojnë shumë herë më pak “tarafe” se burrat, gjë që përkthehet
në më pak “grupe armiqësore” kundër pushtetit të Ramës.
Rama nuk i do femrat si politikan europian i emancipuar, por
si një maskilist anadollak, që kërkon t’i lajnë këmbët, t’i sjellin peshqirin,
t’i fërkojnë supet dhe njëkohësisht t’i bëjnë edhe gjithë punët për të cilat ka
nevojë shtëpia. Ka në ADN-në e tij edhe nga e njohura e burrave të Bregut, që
rrinin në kafene e merreshin me politikë, ndërsa gratë punonin tokat dhe bënin
dru pyllit.
Nëse do kishte edhe fijen më të vogël të repsektit për gratë
e zonja, Rama nuk do largonte nga politika Ermelinda Meksin, Mimi Kodhelin,
Valentina Leskajn, Mimoza Hafizin dhe të tjera gra profesioniste të zonja.
I martuar vetëm për tu bërë kryeminstër, sepse sipas këshilltarëve
të tij të huaj, pa një hap të tillë nuk mund të fitonte zgjedhjet, Rama është
kryeministri shqiptar dhe europian, që shfaqet më pak nga të gjithë bashkë me
gruan. Në asnjë udhëtim jashtë shtetit në këto 5-6 vitet e fundit, ai nuk e ka
përkrah Lindan e tij. Narcisisti Rama është po aq përbuzës ndaj grave sa edhe
politikanët autokratë që simpatizon nga Putin dhe Erdogan tek Lukashenko dhe
Orban. Veç është më frikacak se ata dhe kjo e bën që t’ju trembet komploteve të
burrave dhe të mbushë qeverinë me gra.
A i bën mirë vendit?
Edhe pse nuk i pj… për vendin dhe shoqërinë shqiptare,
padashje i bën një të mirë të madhe. Gratë në poste po frymëzojnë një brez
vajzash të reja të merren me politikë.
No comments:
Post a Comment