Po mbushet ngadale shekulli qe nga ngjarja me e cuditshme dhe me e rendesishme te shekullit te XX. Ajo qe i dha botes nje strukture te ndryshme, nje lloj ndarje klasash e kombesh ne lufte te perhershme dhe te pandryshueshme me njeri tjetrin.
E cuditshme sepse permbysi Perandorine me te madhe(gjeografikisht) te kohes vetem nga nje grusht njerezish ne mes te te ftohtit, ne kryeqytetin e Perandorise, pa patur asnje perhapje as ne qytete e tjera dhe jo me ne qytezat e fshatrat e pafund. E pazakonte, sepse behej pikerisht kur shumica e popullsise ishte e mobilizuar dhe ushtria duhet te qe me e forte se kurre. Jo e ngjashme me nje grusht shteti, se ata qe e udhehiqnin nuk kishin poste shteterore dhe as mbeshtetje te pjeseve te vecanta te aparatit shteteror. E paparashikuar as ne teorite e revolucioneve proletrae, sepse ndodhte ne nje vend gati feudal dhe me klase puntore te pazhvilluar.
Ishte DOMOSDOSHMERI apo PERPUTHJE E CUDITSHME e mijera kushteve?
Ndoshta s'kishte si te ndodhte ndryshe! Oborri i Carit dhe sistemi i bojareve ishin kalbur dhe duket qe borgjezia ruse nuk ishte akoma gati te merte pushtetin duke ju hapur keshtu rrugen terroristeve revolucionare te se Majtes. Ditet e nentorit 1917 ne Petrograd ishin dite shfryrje dhe tmerri, lirimi dhe ankthi, dite kaosi, ndoshta te ngjashme me ato qe kemi pare ne vete ne vitin 1997, me te vetmin perjashtim, qe me 1917 ndodhnin vetem ne nje qytet. Tingellon e cuditshme, nje lloj leshimi i te rinjve qe harbonin rrugeve duk epire dhe duke bere seks trotuareve, thua se per ate lloj clirimi kishin nevoje.
Askush ne Europen e angazhuar ne Luften me idiote te 1000 vjeteve te fundit nuk i kushtoi vemendje dhe rendesine e duhur. Gjermanise i interesonte per nje "kthim" te mundshem te situates ne Front, Anglia dhe Franca ishin koke e kembe te preokupuar me problemet e kufijve te tyre dhe te kolonive, Amerika ishte shume larg dhe Japonia mendonte te shkepuste ndonje pjese te Rusise aziatike.
Dhe ne menyre groteske, ne nje tren me avull qe kalonte permes Frontit, ne Petrograd arriti Vladimir Ilici, teoricien dhe inisiator gjakderdhjesh, ne emer te nje Bote te Re pa shtypes dhe shfrytezues! Ne kryeqytet e prisnin disa revolucionare, nje pjese e tyre te shkolluar dhe idealiste, por te bindur qe per te mare dhe mbajtur pushtetin duhet gjak. Bile cifutet Trocki, Ziniviev, Kameniev edhe Josif Visarianovici vete, ishin per me pak gjakderdhje se sa ajo qe kerkonte Uljanovi qe ne muajt e pare te fitores.
(vijon)
Monday, 7 November 2011
Sunday, 6 November 2011
Ne dritaret e vajzave.
AI
Për ty Migena
S’di pse dua të rrëshqas poshtë.
Poshtë,
Në terrin e pafund,
Duke ditur që rrukullima s’ka kthim.
Drejt nënqeshjes djallëzore,
Në llumin ngjitës të fjalëve të tij të humb.
E di dritën e keqe të syrit,
Atë shkëlqim mjerimi që do më përpijë.
Vuajtjen e vetmisë,
Humbjen e hirit,
Shpërbërjen që pashmangshëm do vijë.
E sërish më tërheq ai tingull,
Që thotë:
-Nuk ka kohë,
Nuk ka moshë,
Nuk ka rini,
Nuk ka as lart as poshtë,
Gjithshka është në ajri!
Kthjellët shikoj,
E di ç’më pret.
Si rrallë në shpirt nuk jam e turbullt.
Krahët i hap,
Trupin lëshoj
Drejt atij që thërret:
-E gjitha është një gënjeshtër e rrumbullt!
Brenda nesh, per fat te keq eshte edhe ai...MEDIOKRI.
MEDIOKRI
Po degjoj simfonine 25 te Moxartit( ne G minor thote ketu dhe nuk e di ne eshte si apo La minor) dhe mendja me shkon ne "Amadeus" nje nga filmat qe me ka pelqyer me shume ne gjithe kohrat. Flitet shume per ziline e Salierit dhe mundohet te paraqitet si cmira e krijuesit medioker ndaj gjeniut. Megjithate, une nuk e reduktoj Salierin tek mediokrit. Duhet te kete qene shume i mire, per vete faktin qe kishte nje pozicion me rendesi si kompozitor i oborrit, ose edhe sepse e kuptonte thelle talentin e Volfgangut. Mendoj se asnjehere nuk duhen perdorur Salieri si sinonimi i mediokritetit ne krijimtari dhe i zilise qe sjell. E bera edhe une kete gabim nje jave me pare, kur shkruaja per Trebeshinen. Pa dashje, ose nga deshira instiktive per te bere pershtypje.(Ne shtypin dhe tv shqiptare eshte fenomeni me i bezdisshem...Kompetente qe dalin e shesin porrdhe, te cilat per fat te keq ju mungojne...Se edhe te besh porrdhe duhet te kesh ngrene fasule e disa prej tyre e kane mendjen fare bosh.)
Ketu dua te shkruaj per mediokritetin midis vdeketareve te zakonshme si une e miqte e mij ne Fb dhe njerezit qe kemi perreth. Nuk dua te shkruaj per Kadarene, apo per ziline time e te te tjereve ndaj tij. E kam fjalen per ziline e pranishme ne jeten e zakonshme, ndaj arritjeve tona te rendomta, ndaj sukseseve modeste ne jete. Ekziston tek shume prej nesh, por disa e kane ne nje shkalle me te madhe dhe disa nuk jane ne gjendje ta fshehin. I nxjerrin menjehere zhabat, ne perpjekje per te fyer dike qe mund te kete patur me shume fat ne jete. Kam kohe, qe kam krijuar bindjen, qe per keto gjera nuk kemi faj. Ashtu jemi gatuar, diten e trete, atehere kur ngjizen genet. Ngjarjet e jetes, arritjet apo deshtimet, presioni i diktaturave apo perkedhelja prej tyre kane shume pak ndikim. Jo se nuk kane, por 95% eshte brenda nesh...e pandryshueshme...tmerresisht e tille kur eshte shume negative. E paderman!
Nga qe takoj rralle miqte e mij te vjeter, te cilet edhe pse nuk me njohin dhembe e dhemballe apo anasjelltas, me dine dhe ju di historine e jetes, menjehere me bie ne sy nese e kane anen negative te mediokrit apo jo. Ziline dhe keqdashjen per te tjeret!
Ndonese e maskuar, here here me humor, ajo shfaqet ne bisede dhe sa me i afert eshte rreziku i konkurimit, aq me e papermbajtur shfaqet zilia.
Nese ju thua qe Filani ka ecur shume mire ne Boston bie fjala te thone:"Ua...sa mire...gezohem shume per te...po ai sikur s'ja thoshte per anglisht ose math ose whatever!"...te tjera marrezira degjon kur ju thua ne Amerike se Fisteku eshte bere shume i pasur ne Tirane: sa mire...po c'ja do se ka nje femije te paralizuar!. Ju permend qe filania punon ne filan Ministri dhe e meriton se eshte e zonja e te thone:"Ka shoqe dashnoren e Ministrit" ete tjera te ketij lloji. Une e di qe ne Shqiperi shume gjera jane bere mbrapsht. Po nuk mund te pranoj nje gje qe me thoshte nje medioker ziliqar ne Toronto qe te gjithe biznesmenet ne Korce ishin funderrina dhe kishin arritur nepermjet kontrabandes apo rryshfeteve. Nuk eshte aspak e vertete. Njoh shume prej tyre, edhe ne tregeti, por edhe ne biznese te tjera, qe jane njerez te zote e te nderuar. Sigurisht me me guxim se une, se kalonin nete doganave apo flinin edhe jashte ne Greqi, Bullgari apo Rusi per te bere biznes. Une preferoja te shkoja me 9 ne shtepi pasi kisha bere llogje mire e mire me Kajkun, Coken, Rikun apo Ferdin. Kete i spjegoja emigrantit ziliqar ndaj te pasuruarve. Asgje nuk vjen pa perpjekje ne sektorin privat. Duhet guxim, vullnet, ndonjehere edhe bytheputhje, por nese keto nuk i ben dot, ri urte dhe bej ate qe je ne gjendje te besh e mos llomotit kunder te tjereve qofshin te bukur si Bina, te pasur si Gigua dhe Irakliu, te sukseshem si Ilir Bibolli e Lad Bregu, apo te penes si Kallamata e te talentuar si pianistja Grapshi.
A duhet me shkolla?
Po e filloj kete te ashtuquajtur veshtrim historik seprapthi, sepse ashtu e kam me te lehte.
Une, ti e te tjeret qe kane femije DUHET t'i shpien femijet ne shkolle. Ketu ku jetoj kam tre opsione baze- shkollen publike, katolike ose private. Ne katolikja nuk mund ta futesh para te mesmes, nese te pakten njeri nga prinderit nuk eshte katolik. Te tjerat nuk kane kufizim ideje, race, feje apo kulture. Vec kufizim parash. Ne Shqiperi eshte me e lehte, se ka vetem dy lloje:publike dhe private. Dmth me te dale nga kopeshti ose nga krahet e gjyshes te dhemshur, nje 6 vjecar duhet te shkoje ne shkolle, sikunder ka bere gjyshi im, babai, une dhe femijet e mij. Gjyshi ne nje shkolle fillore greke ne Voskopoje, babai ne nje fillore greke ne Stamboll, une ne nje shkolle shqipe"qe pershkohej nga filli i kuq i marksizem leninizmit dhe femijet e mij ne nje shkolle shqip, qe ishte nje corbe derri. E megjithate, e rendesishme eshte qe ka ndryshuar shume pak ne kalimin e informacionit dhe pervojes tek brezi tjeter, duke filluar nga femijeria e hershme. Femijet e vazhduan filloren ketu, ne shkolla publike, qe duken te bukuar, plot ngjyra e vizatime , po qe jane po aq corbe derri ne programe dhe ne trupe mesimore, sa publiket ne Shqiperi. Ndoshta, po qe se nuk martohen me katolike fanatike apo me cifute te pasur, femijet do i shpien po ne te njejtat shkolla fillore me korridore te gjera, klasa plot drite, mure plot vizatime dhe mesuese thuajse idiote.
Perse jam kaq i prere? Po le te bejme nje llogaritje te thjeshte. Nga 70% e vajzave qe studiojne ne kolegje e universitete, le te themi qe ato qe behen mesuese fillore jane ne mesin e ketij 70% nga niveli intelektual. I bie, qe ne shkallen nga 1- 10 te intelektit, me te mirat prej tyre te shkojne deri ne nota 6.5. 50% e tyre, sipas statistikave jane te divorcuara dhe po sipas te njejtave statistika te popullsise femerore te Kanadase, nje perqindje jo e paket e tyre nuk dine te krijojne raporte te mira me femijet e tyre. Dhe ketyre mediokreve(ne rastin me fatlum mediokre) femijet e mij do ju besojne cilimijte e tyre nga ora 8 e mengjesit e deri me 3 te pasdites. Pikerisht ne moshen kur fillon te formohet personaliteti. E njejta vlen per ciklin pas fillores dhe me vone edhe per te mesmen. Prindrit do meren me ta uikendeve(po qe se s'do kene plane me parete e tyre) dhe do i shpien ne stervitje apo ne studim pianoje apo saksofoni, pas ores 6 kur te jene kthyer te lodhur nga puna. Me e mundshmja eshte , qe po te kene patur edhe nje dite te veshtire ne pune, ne makine, gjate rruges kur shkojne per tek mesuesja e pianos apo ne arenen e hokejt, t'ju cfryjne dy tre here dhe kur t'i percjellin, t'ju heqin nje te puthur e t'ju thone "I love u Chris!".
C'mender femije mund te dale ky Chris?

Perpunimi i shpejte i nje vjershe te babajt.
U perpoqa te ndryshoja, c'ka me dukej jo e sakte logjikisht dhe ndonje fjale qe nuk tingellonte mire, pa ndryshuar ritmin, po duke i dhene artificialisht strukturen e nje poezie ne varg te "thyer".
KALLAMISHTE
Në zall të largët
Vetë ke mbetur
Kallamishte e hollë,
E gjatë,
E tretur.
Po fryn erë e marrë
Nuk ka fund e anë,
E ftohtë erë,
E lagësht
Nga s'di ç'oqean.
Qëndron,
Dridhesh,
Përulesh
Dhe ngrihesh ti prapë.
Fuqi pate mjaft koh’.
Tani kush do të japë?
Të shoh q'u venite,
Sa shum' t’u tret trupi!
U holluan krahët,
Poshtë ra supi.
S’ke fuqi më.
Po shpresa t’është shpërndarë?
A s’ke më shpëtim dhe pret era të t’marë?
Qëndro edhe pak,
Duro dhe pak ditë
Atë helm që të bën shpirtin e mpitë.
Se po të mos ngrihesh,
Të bëhesh si më parë,
Nga më e para re,
Shiu do bjerë
E rrëkeja do të marë.
E djelë 6 Nëntor 011
Saturday, 5 November 2011
Kongresi i PS-se, me shume vendime.
Perfundoi me sukses, ne kete prag Kurban Bajrami, Kongresi i faljes se gjynaheve te Rames. Nje program i ri, me 4 shtylla(mungon kollona e 5-te) dhe per dy vjet nuk kemi me Sali!
Kongresi deshmoi cimentimin e pozitave te dobesuara te Rames pas humbjes se Bashkise te Tiranes. Me hir ne syte e botes dhe me pahir ne prapaskenat e para Kongresit, Edvini ja u beri te qarte antareve te PS-se qe ai nuk ndahet nga Kreu i Partise edhe sikur "bar te hame". Nuk e di nese kam permendur diku ne blog, "adhurimin" e hapur ne mjedise miqsh te Rames per Enver Hoxhen. Ndoshta te njejtin adhurim ka edhe Sali Rama nga Vicidoli. Fundja, njerez te etur per pushtet dhe qe s'mund te ndahen nga karrigja, nuk kane se ku te gjejne prototip me te mire ne historine e shtetit shqiptar. Naltmadhenia ishte jo vetem me perendimor se Dulla, por edhe me tolerant e bashkekohor se dy "monstrat" e politkes se sotme shqiptare.
Kongresi i PS-se eshte nje hap prapa ne ngjarjet politke te ketij viti, te cilat filluan me nje konfrontim, qe dukej se do sillte "shkarthisje" ne nivelet e larta te politikes shqiptare. Por nga ngjarjet e Janarit dolen palagur jo vetem Berisha e Basha, te cilet edhe pse vrane, fituan pike ne publik me 8 maj, po edhe ai qe provokoi janarin dhe humbi zgjedhjet, mund te mburret tani si fituesi politik i 2011 dhe sigurisht Bajraku qe do sjelle PS-ne ne pushtet dy vjet me vone.
Te humburit ne kete fillim nentori jane njerezit e thjeshte te Shqiperise, eshte ekonomia e vendit, si edhe bizneset e medha e te vogla. Per keta te fundit, nuk me behet vone, se jane aq driteshkurter, sa te mos jene ne gjendje t'i japin forme relievit politik shqiptar. Shqiptaret e pasur dhe dembele, presin te bien nga qielli politikanet qe do sjelin ndryshime, ose idete e reja ne mendjet e politikaneve te vjeter.
Fituesi me i madh eshte Berisha, qe di fare mire se si ta fute ne thes Ramen, gje qe ka mbi 4 vjet qe e ben me sukses te plote.
Duket qe edhe Presidenti i ri, nuk do jete rezultat i ndonje kompromisi, por do vendoset sipas deshires se Berishes. Mund te mos jete nga PD-ja apo ndonje i djathte tjeter, por nuk eshte cudi te jete nje nga A-set qe Berisha edhe pse s'ja ka idene e pokerit, i mban te fshehur ne menge dhe i nxjerr ne momentin kur interlokutoret jane te lodhur nga tratativat e te gatshem te pranojne cdo gje.
Vit i veshtire do jete Viti i Kiametit. Krize ekonomike, Greqi dhe Itali te shpartalluara, sherre Kosove-Serbi dhe mburrje te PD-se per sukseset e arritura...He po! Here pas here do kete nje fjalim te bukur nga Ngjela, nje njerezor nga Majkoja dhe nje te ndjere nga Barci.
Do zoti , qe Berishes e Rames mos ju shkoje ne mendje te na heqin ndonje "teke" edhe ne emigranteve, si po ja u heqin ne menyre konstante, bashkeatdhetareve tane ne Memedhe!!

Nje vjershe e hershme e babajt.
Para disa vitesh, gjeta mes shenimeve te babajt, disa vjersha te rinise ne greqisht dhe ne shqip. Nuk kane qene te botuara dhe ai nuk i ka grisur, se i perkasin nje periudhe te hershme dhe nuk ka patur mundesi per ndonje keqinterpretim te qellimshem.
Po ve njeren prej tyre, pa i bere asnje korrigjim. Me ben pershtypje, qe eshte shkruar 3 vjet pasi kishin erdhur ne Shqiperi dhe eshte nga krijimet e para ne shqip, e megjithate ka nje shqipe te paster dhe jo te pakultivuar. Edhe ritmii vargjeve eshte i pranueshem dhe me nje korigjim te mevonshem mund te behej nje poezi shume e mire. Ishte vetem 18 vjec dhe ne Lice, ishte ne nxenesit e fundit te gjuhes shqip, per shkak te boshlleqeve te medha qe kishte ne gjuhen e folur dhe te shkruar. E habitshme qe vetem pas tre vjetesh, nje adoleshent qe e kishte veshtire te fliste shqip, ishte ne gjendje te thurrte vargje mbi mesatare.
(Do mundohem me vone t'i bej nje kthim ne varg te lire dhe ndonje korrigjim, per te pare nese do e permiresoj apo e djallos me keq.)

Nëpër zallet e largta e vetëm ka mbetur
Kallamishte e hollë, e gjatë,e tretur.
Po të fryn er’ e marrë më të katër anët,
Er’ e thatë që vjen për dit’ nga oqeanët.
Qëndron,dridhesh,përulesh dhe ngrihesh ti prapë.
Fuqi pate mjaft koh’.Tani kush do të japë?
Se shëkonj që u venite,t’u tret shum trupi,
T’u holluan mjaft krahët, të rra edhe supi.
S’ke fuqi më.Por shpresa a t’është shpërndarë?
Apo s’ke më shpëtim dhe pret era të t’marë?
Qëndro vetëm dhe pak,dhe pak dite durohe
Atë helm që ti ke tani, prej kaqe kohe.
Se po të mos ngrihesh prapë,të bëhesh si më parë,
Do të vij,mos ki frikë një re dhe do të t’marë.
E martë 23 Prill 940
Subscribe to:
Posts (Atom)