Sunday, 6 September 2026

Mendësia jonë tepër provinciale


Ndoshta nuk është faji jonë. Mbase ju ndodh edhe banorëve të San Marinos, edhe pse shumica dërmuese e njerëzve në botë nuk ja kanë idenë se ka sanmarinsa.

Më ra në sy entusiazmi i shumë shqiptarëve për vizitën e Sali Berishës në SHBA. Dhe jo vetëm i atyre, që jetojnë në Shqipëri, por edhe i disa emigrantëve në Kanada dhe në Amerikë. Sigurisht, kjo vjen edhe nga propaganda e vetë Saliut ose mediave rreth tij, por gjithsesi, kush jeton në Amerikën e Veriut e ka idenë se vizita të këtilla thuajse nuk kanë asnjë rëndësi.

Të ftojnë në një takim të GOP-it, ku ka mijëra të ftuar, takohesh me disa kongresmenë dhe senatorë, që edhe vetë “vdesin” për ca foto me përkrahës dhe pastaj takohesh me bashkëatdhetarë, të cilët ose janë antikomunistë të vendosur ose e bëjnë për mirësjellje.

Nëse i thua dikujt me mend dhe që njeh jetën politike në SHBA, që ish Presidenti i vendit tim , deri disa muaj më parë “non gratta”, tashmë vjeni i ftuar në një takim të republikanëve në Teksas do të thotë- Who cares!! (Kujt i krisi!)

Dhe kjo vlen jo vetëm për Saliun, por edhe për Ramën, Mehdiun, Peleshin apo për ëdo politikan tonin dhe të vendeve të rangut tonë. Fotot me shtrëngim duarsh me personalitete amerikane vlejnë vetëm për konsum të brendshëm.

Ne kujtojmë se edhe nëse nuk jemi në qëndër të botës, jemi mjaft të rëndësishëm, që bota të shqetësohet për ne. Ka entusiazëm që shfaqet edhe në meme, se sa është “dëshpëruar” Kim apo Blinken, që Saliu po hyn në Amerikë! NUK I BIE NDERMEND NJERIU PER SALIUN.

Sigurisht, ne kemi në dorë, që të sillemi edhe si në kohën e Merhumit, që të ndahemi nga gjithë të tjerët dhe ata të pëlcasin nga inati! E gjitha i ngjet asaj historisë të ëobanit të fshatit, që një ditë vendosi ta linte tufën dhe të ikte në mal, që fshati ta kërkonte ku të mos ishte.

Ne jemi këta që jemi, por nuk duhet të na gënjejë mendja se jemi të rëndësishëm për Botën.

Gjithsesi, të uroj Suksese në vizitën në SHBA, Sali, se do të japë material shtesë për të gënjyer mbështetësit e tu!

No comments:

Post a Comment