Vazhdon Kënga e parë - Përgatitja për Luftë. Këtu tregohet se si Di Lana nuk dëgjon këshillën e Papa Spiros për të bërë një sakrificë.
Por Nikoja arrogant, përtej Papa Spiron e shtyri
-I Luftës Perëndi isha, ndaj di si të përpiqem!
Në mes të ftohte gjakrat, në çast Doktori hyri
Gjakprishur ish’ Urata, këputur dhe “iliqen”
Që rrason lidhur mbante, veç me një të vetme kopsë
Pëndavinjit mënjanë i tha- Dëgjo shko vetë tek pusi
Se me këtë arrogancë ky gjë nuk do “prokopsë“
Mendja i është rritur nga vjershat që i bënte Rusi.
Por për të mirën e Korçës, për lavdinë e Perëndisë
Përse të të betohem, për uiskin që mbaj fshehur
Për mezetë që i pëlqej, a për qingjin që pi sisë,
Ky po na merr t’gjithëve n’qafë, beso nuk jam i dehur!
Nuk po i them si Agamemnoni, të sakrifikojë fëmijët
Por diçka më të thjeshtë, as të zbrazë hambarin,
Nga punët e kulturës, që s’janë aspak në vijë,
Të shkarkojë sa më parë Marina Grabovarin!
- E thua se ke zilinë, që asaj i ka dalë nami
Dhe në festivale mjaft më mirë se ty këndonte
Por po ta them në sy që dhe Vaskë Kakami,
Do kishte shkëlqyer më shumë, nëse në TV do shkonte.
Këtu i shquari i Katundëve, më jo s’mund të duronte
Rrason pas vetes mbështolli, shkoi tek Mitropolia,
Mes librave të shenjtë, diçka filloi t’kërkonte,
Se si Princit të Korçës, t’i prishej shpejt magjia.

No comments:
Post a Comment