Monday, 14 September 2026

Korçadha (7)


Vazhdim i “Kënga e Dytë - Maliqi përgatitet të mbrohet”

Tregohet që Gëzim Topçiu pranon idenë e Gjolit të Gjergj Lucës.


-Po prit ore Gjergj Luca, ku kemi neve gjol?

Më i afërti që këtu është Gjoli i Pogradecit.

C’kujton ti vallë mos jam unë ndonjë kaqol,

Që të shkoj edhe të zbres damixhanet prej Kolanecit?

Kështu tha i ndërkryer Viskont Gëskë Topçillari

Dhe me nxitim mori shkallët të ngjitej për në zyrë

Por po me ngut vrapoi dhe Gjeke katrigari

Dhe derën vetë hapi pa pritur t’i theshin “Hyrë“.

- Viskont më dëgjo mua, kjëo është ide gjeniale

Portat e Lumit të Devollit t’i hapim sa më parë

Të mbyllim ç’është kulluese me vija me kanale

Dhe tërë fusha të mbytet, të bëhet si ishte më parë

Nga ana jonë liqen, nga ana e Korçës Kënetë

Dhe fortifikime s’kemi pse të bëjmç kot më kot,

Kjo është një ide mbrojtëse që e zgjidh Natyra vetë,

Korçarët të tërë do mbyten, se asnjë syresh s’di not!

Viskont Gëzim Topçiu e pa, dhe ndenji i menduar

I mirë ju duk ky varianti pa fortifikime

- Po nga Perëndia e Mjedisit leje duhet kërkuar

Kë do futim andej, unë njoh veç Kokin pa qime?

- Po ma lerë këtë mua, ju veç mbledhjen të mbani

Në fund një shkresë bëj të quhet si vendim

E marr unë atë dhe shkoj menjëherë tek Sofjani.

Ja shirat po fillojnë ujë do ketë pa mbarim!

Viskonti krrojti zërin, shumë shpejt fjalën e mori :

-Të dashur vëllezër e motra nuk e prisja këtë ditë,

Dhimbja s’më hiqet një çast nga kraharori,

Si kohën kur isha i vogël dhe më dërgonin me dhitë.

Nga Korça na kanë erdhur shumë lajme të këqija,

Peleshi bashkë me Raqkën, ushtrin’ kanë mobilizuar

Shumë shpejt do na sulmojnë të marrin pronat e mija

Dhe popullin e Maliqit ta mbajnë rrobëruar.

Po ne nuk dorëzohemi, deri në pikën e fundit

Në fushë do mbrohemi, do ngjitemi dhe në skërka

Më kot nuk kemi qënë të parët e katundit,

Vështirësi po na presin, si kohës që hanim kërka!”


No comments:

Post a Comment