Saturday, 5 September 2026

“Korçadha” (3)


Vazhdon Kënga e parë - “Përgatitja për luftë“ e poemës “Korçadha”

Këtu tregohet për zemërimin e Di lanas me biznesmenët, që nuk mbështesin financiarisht fushatën luftarake për pushtimin e Maliqit.


- Raqi koha më s’na premton të dëgjojmë maliqarët!

Si në vitet e lavdishme të Korçës Autonome

Ushtria të gatitet sikundër e bënë të parët

Dhe ti ngjishe prazmoren, mos m’rri nga pas si kone!

- Po dale bre o i lojtur, kjo punë s’bëhet me luftë

Ja t’i shikoj dhe njëherë ligjet dhe urdhëresat.

-Nuk kemi se ç’t’ hallavitemi, t’ja presim mushkës drutë

Bëj gati një vendim, Maliqi s’ka bërë pagesat!

Populli do na mbështesë se është punë fondesh,

Dhe kur preken në xhep, tërë bëhen të tërbuar

Do ngrihen pas t’na ndjekin, dhe sikur t’i zesh bolesh

Se s’ka më guximtare në botë se turma e urtuar.

-Luftën me se ta bëjmë , ne s’kemi asnjë grosh në kasë

Asnjë patronazhist s’të vjen, si do e nxjerrim qimen qullit,

Jo Maliqin dot s’rrethojmë, por nuk fushojm’ dot as në Plasë!

-Ja t’marr Zamirin në këtë çast, më mir’ Gimen e Red Bullit.

- O Gimi ç’bo o burr i Dheut, nuk të kam par atje ke Hemi1

Raqin kam k’tu ene Doktorin, Maliqin do kapim, po pare s’kemi.

Nga ana tjetër e telefonit “të qut” dëgjohej një si zukatje

Por vetëm Di Lana kuptonte dhe nuk do ishin fjalë të mira

Se trupit i dalloheshin të pavullnetshme luhatje

Përplasi aparatin e vogël dhe tha-”Këta burra me bira!”

Kur mbështetje s’kishte marrë nga bujari Gime

E dinte që gjë nuk dilte nga Zamiri i Bitijes

Mbetej veç Maksi i mbytyr gjithandej me pastrime

Dhe Viktor Qylafi i fushës, i njohur si i biznesit dhe dijes.

- Këtyre “parallinjve” ka kohë që ju ka ikur vula

I harruan nderet, truajt e falur bashkë me dekoratat

Shiko dërgo një mesazh të fortë andej nga Inva Mula

Të ngrerë shpirtin e ushtrisë, me një shfaqje nga “serenatat”.



Shënim -”Hemi” quhet shkurtimisht lokali “Heminguej” në Tiranë ku mblidhen VIP-a



No comments:

Post a Comment