Tuesday, 8 September 2026

Korçadha (4)


 Vazhdon Kënga e parë - “Përgatitja për luftë“ e poemës “Korçadha”

Këtu tregohet për koncertin e korit të serenatistëve i organizuar nga artistja me famë botërore Inva Mula, që ngriti moralin e ushtrisë së patronazhistëve për të nisur sulmin ndaj Maliqit.



Ushtria e madhe e patronazhistëve atje u mblodh

Ku Di Lana kishte bërë një nga rikonstruksionet

Në “Parku Rinia” mes blireve vendi më i mirë u zgjodh

U ngrit skena, u vunë pupitrat, u lidhën mikrofonët.

E madhja Inva Mula megjithëse shumë e ngarkuar

Vetë ishte kujdesur të përpilonte repertorin.

Serenatistët e shumtë me mandolina, kitara në duar,

Instrumentat akordonin, ndërsa po prisnin korin.

Dhe kori pas pemëve u shfaq në mënyrë solemne

Kishte gra edhe burra, fëmijë dhe të moshuar

Ndërsa shënjën dha drejtuesi me veshje moderne,

Zërat në një harmoni magjike e filluan shtruar:

“ O Korçë e dashur po të këndoj një serenatëëë“

Dhe patronazhistëve ju dolën mornicat sa një çiban

Muzgu pat rënë në park, por nuk ishte bërë natë

Askush prej të pranishmëve më lotët dot s’i mban.

Më pas më me vrull kënduan një serenatë tjetër,

Ishte për Niko Peleshin, udhëheqësin më të ri.

Rrëfente se si kishte ndryshuar ai Korçën e Vjetër

Dhe fare pa kuptuar pat lënë gjurmë në Histori.

Gratë e patronazhistave qanin, përloteshin ushtarët,

Se notat bashkë me zërat i preknin në shpirt thellë

Më pas vetë Peleshi rrëmbeu prej orkestrës kitarën

Dhe filloi të këndonte , gojën hapte si gobellë:

“Kush do lavdinë e Korçës të vijë nesër me mua

Së bashku do marshojmë matanë Dunavecit

Vetëm ashtu do e bëjmë Korçën që unë dua

T’ fillojë nga Guri i Capit, n’qershitë e Zerecit!”

Më pas e gjithë turma, e ngjirur, mallëngjyer

(Kishte dhe minoritarë nga zona e Radanecit)

Së bashku ja mori serenatës me Liderin e vyer:

“T’fillojë nga Guri i Capit, në qershitë e Zerecit”


 

No comments:

Post a Comment