Saturday, 5 November 2011

I mencuri Is, mediokria Leni dhe idioti Katsriot Myftaraj.

Leni, biondia nga Elbasani, qe nuk ka qene asnjehere e bukur si grekia qe solli shkaterrimin e Trojes, krijoi nje corbe ne kete vjeshte ne jeten shqiptare, me librin e saj rreth Malos. E kam thene disa here qe libri eshte shume i dobet dhe nuk e ndihmon aspak figuren e Ismailit, qe tani eshte reduktuar ne Is.
Gjithnje kam mednuar, qe shtytja kryesore ne krijimtarine e Ismailit, me shume se sa egoja e tij e pakufishme, ishte oreksi seksual, ose me mire, deshira per te pasur aventura me femra te bukura. Nuk di shume per historite e tij ne universitet, para se te shkonte ne Moske, se rreth tyre eshte folur pak dhe ka te ngjare, qe me paraqitjen qe ka patur te mos kete qene "magnet" per vajzat shqiptare. Sigurisht, gjithshka ka ndryshuar ne Rusine e vitit 1958, kur Ismaili shkon per here te pare. Mungesa e meshkujve dhe fryma liberale e kohes se Hrushovit, i shpinte vete vajzat ruse ne shtretet e studenteve te huaj. Sic citonte nje shoku im, dike te mencur ne Tirane" E c'faj ju kishte E.Hoxha brezit te intelektualeve , qe studiuan ne Rusi, qe s'lane kurve ruse pa mare per grua!" Ne te ka nje pjese te vertete, se jo te gjitha ruskat ishin zuska, por nje pjese e mire e tyre, ne perpjekje per te gjetur nje burre(gje jo shume e lehte ne BS) kishin kaluar shume aventura para se te martoheshin me shoket shqiptare. Kjo nuk ka lidhje shume me Ismailin, i cili ishte nga te paktit qe "nuk ra ne kurth", ndoshta dhe nga natyra e tij cinike dhe kalkuluese. Ne te kundert, ai u lidh me nje studente te fejuar te Gjuhe Letersise, te cilen mund ta kishte njohur ne jeten "disi mondane" te Tiranes te vitit '60 dhe '61. Tek Elena , ai ka gjetur dike qe do i kujdesej e mund t'i toleronte edhe aventurat, i nisur nga karakteri i saj snobist, por edhe nga aventurat qe kishte patur gjate universitetit elbasanesja. Bashkekohesit dhe miqte e tij, i dine historite e Isamilit te viteve '60 e '70, te cilat duhet te kene qne shume me shume se sa permend Leni ne librin e saj.
Ismaili e ndoqi pasionin e tij per Letersine per te patur ne Tirane statusin e "superstarit", sikunder ishin te gjithe poetet e shkrimtaret ne BS dhe ne vendet e tjera te Lindjes. Kjo ishte edhe arsyeja qe ai nuk shkoi ne Perendim kur ju dha mundesia. Per te tjera gjera, familje, atdhe apo letersi, nuk para i "pirrdhte bytha", se ka qene vazhdimisht egocentrik.
Isamili nuk eshte natyra e "kurvarit", si e percakton ne shkrimin dhe intervistat e tij,idioti Kastriot Myftaraj. Ne vitet '60, '70 apo '80 e mbase dhe me vone, numuri i femrave me te cilat ai ka pasur maredhenie, duhet te jete me pak se nje e dhjeta e numurit te atyre qe i jane ofruar t'i shkojne ne shtrat. Ai ka qene ndoshta burri me terheqes e intrigues per femrat e shkolluara ose per ato qe silleshin ne rrethet e ashtuquajtura mondane. Ishte me i preferuar edhe se sportistet me te zote e simpatike, aktoret e regjisoret, piktoret e skulptoret, kengetaret e kompozitoret. Kadareja ishte "superstar" i Shqiperise socialiste edhe pa u bere shume i njohur ne bote dhe me teper akoma , kur u hap nami i Frances dhe i cmimit Nobel.
Nuk e ve ne dyshim, qe mund te kete pasur maredhenie me Bulkun apo Markarianin, sepse e para nuk shquhej per inteligjence, ndersa e duta ishte nga lloji i inteligjentes qe do te jete e kohes dhe te flere me burra te susksesshem. Historia e saj me Viktor Gjken ishte shume e njohur ne vitet e filmave te saj.
E gjithe zhurrma e historive te Is, eshte nje zhurrme e kote, qe vec ben kurioze debilet e telenovelave, qe s'kane lexuar asgje nga Kadareja. Sigurisht, Muftaraj, me vone do lidhe edhe synetllekun e Ismailit, me shkurtimin Is , me sionistet izrailite dhe njerezit ne Shqiperi, ne vend te meren me Berishen, Ramen, Meten e skamjen qe ju kane shkaktuar, do meren edhe ca kohe me Malon, qe po jep shenja rrjedhjeje, tani qe e ka kapur pleqeria dhe i eshte shtuar frika e vdekjes, qe e terrorizon prej vitesh.

Instikti i Hakmarrjes!

A eshte Hakmarrja instikt apo krijohet nga jeta jone ne shoqeri? Pyetje, e cila mbase ka gjetur pergjigje dhe mjafton te lexosh artikuj psikologesh te njohur ose filozofesh te sakte dhe mos e vrasesh shume mendjen per ta gjetur. Po une, nga qe s'kam c'te bej kete te shtune pa gdhire mire dhe meqe thone se e vrara e mendjes gjoja te riperterin neuronet, do e vras ca tutken, ne menyre grarishte, si pune berje hesapesh me gishta.
Para nje jave degjova intervisten e vellait te njeres nga viktimat e atentatit te Lockhead, te autorizuar nga Kadafi, i cili jo vetem qe u ndje mire kur pa videon makber, kur vrisnin Kadafin e zene rob, por tha "po te ishte e mundur ta vrsnin dy here"!!
 Ne mendje me sillen gjithe komentet e ngjashme qe kam pare keto vite ne dy vende te qyteteruara si Kanadaja e Amerika, te familjareve te viktimave. Kam pare edhe familjet e viktimave qe shkojne te veshur e te mbathur te jene te pranishem ne ekzekutimin e nje njeriu(vrasesit)dhe me vone tregojne me hollesi se si ai i pa ne sy e si ndjeu apo nuk ndjeu pendim! Mos flasim per vende te prapambetura si i yni, ku njerezit hakmerren per Kanun, per marrezira, si dhe per 5 mije dollare te mara borxh e te pakthyera.
Po a jane kafshet hakmarrese sikunder jemi ne dhe ne e kemi ndrydhur, si rrjedhoje e fese dhe e qyteterimit tone?
Mua me duket se kafshet reagojne dhe nuk hakmerren.
Ka qener qe e kujtojne per keq dike qe i ka rrahur dhe lehin kunder tij, por kjo ka te beje me shue me nuhatjen e tyre dhe eren e agresorit, se sa me kujtesen hakmarrese.
Ndersa ne, njerezit hakmerremi ose "tak fak", ose edhe pas shume kohesh, ose ka prej nesh qe e rruajne ndienjen e hakmarrjes gjithe jeten e tyre. Bile shume shoqeri e kishin dhe e kane edhe disi "te institucionalizuar" ne Kodet e tyre morale.
Abuzohet shume me Biblen e sidomos me Testamentin e Vjeter, kur vjen puna per te mbrojtur "hakmarrjen" ose denimet ndeshkuese qe nga "rrahja e femijeve" e deri ne ekzekutimin e krimineleve. Une e njoh fare pak, per te mos thene aspak Kuranin, qe te shpreh idene time nese edhe me te abuzohet ose jo. Ka me shume mundesi, qe Muhameti mos i kete meshuar ne Kuran Hakmarjes, por edhe te pakta duhet te kene qene ne te mesimet per te luftuar "kujtesen" e te keqes qe te kane bere, ose me mire mekanizmin negativ per t,ju pergjigjur te keqes me te keqe, os eme nje me te madhe. Myslimanet kudo ne bote hakmerren po njelloj si te krishteret apo cifutet.
(vijon)

Friday, 4 November 2011

Dosjet, morali i bjerrur dhe brezi i ri(vijim)

Te shtyre nga Sigurimi apo nga ndienjat karrieriste, te prirur per te nxjerre "sekelldite" e mbledhura ne shpirt apo nga deshira per te bere keq, ne fillimin e viteve '90, shume bashkepuntore te Sigurimit i hyne politikes. Me te shumtit ishin ne PD, ku flitej se ne Parlamentin e dominuar prej saj, gati gjysma e deputeteve te PD ishin ish-spiune. Te tjere deputete ishin ne rradhet e partive te tjera. Me kontrollin e dosjeve nga Saliu, pasi i perdori sa mundi si presion per te arritur ato qe deshte, pas '97 edhe Berisha u bashkua me idene per te pastruar politiken nga ish-bashkepuntoret e MPB-se. U mor vesh per shumicen e atyre qe nuk u rikandiduan, qe kishin qene spiune me apo pa aktivitet.
Per ata qe nuk e kane jetuar ate kohe, duhet te dine, qe te qenit spiun ishte nje gje qe e denonte e gjithe shoqeria. Edhe pse behej per Partine apo per socializmin. Dhe kur them shoqeria, perfshi ketu edhe pjesen me te madhe te saj qe ishte e lidhur me pushtetin ne nje menyre apo tjetren. Spiunet qe diheshin ose dyshoheshin si te tille perbuzeshin nga te gjithe, ne shkolla, ndermarje apo reparte ushtarake. Nje pjese e tyre ishin fare ordinere dhe mbanin ne raste festash, kur sherbenin si ndihmes te policise ede nje shirit te kuq ku shkruhej AGBV(antar i grupit te bashkuar vullnetar)dhe dijhej boterisht qe ishin "njemijedyqindsha"(pagesa mujore qe mernin si spiune). Thuhet qe po te ishe antar partie ishte e ndaluar te te rekrutonin(pra te firmosje se ishe bashkepuntor). Nuk di nese aplikohej e kunderta, pra qe bashkepuntoret mos lejoheshin te hynin ne Parti. E them per te nenvizuar faktin, qe morali i shoqerise ne kohen e Diktatures, ishte shume e shume me i larte se sa i kohes qe po jetojme. Sidomos ne kohet kur nuk ishte shtrengice e madhe per ushqime dhe vecanerisht neper qytete. Ne fshatra, ku edhe pesha e Diktatures ishte me e madhe, kishte bjerrje te moralit per te bere c'eshte e mundur te largoheshin drejt qyteteve, sidomos ne zonat malore.
(vijon)

Thursday, 3 November 2011

Sa bukur fole profesor! Nuk te kuptova asnje fjale!

Qe ne shqiperi jane shtuar Profesoret, asistent profesoret dhe profesoret e asociuar, kete tani e dine edhe bufrit e kenetave(nga problemet e medha me hidrovoret, ne mos jane rikrijuar kenetat, te pakten pellgjet me uje te ndenjur jane shtuar dhe sigurisht me ta edhe buferit). Ne shqiperi tani ka universitete shteterore ne cdo qytet te mesem dhe private ne cdo qark. Dhe universitete pa profesore ose asistent Profesore nuk mund te kete. Eshte si puna e asaj kur themi Partia nenkuptojme Lenini(e dhjeu dhe Majakovski atje, po fundja nje te vertete tha).
Dua te jem i sinqerte me veten. Nuk kuptoj se c'shkruajne Profesoret. Fajin ja ve kohes se gjate te kurbetit(kurbeti shoke kurbeti), brezit te ri qe di shume gjuhe te huaja dhe avokatit tim qe ishte ne Berlin dhe ka vite qe nuk me dergon materiale rreth gjuhes qe perdoret ne auditoret e universiteteve.
Problemet qe kam patur javet e fundit, kane qene me shkrimet e Profesoreve te Letersise qe "zberthejne" veprat e Kadarese, Trebeshines dhe Agollit. Artikullit te shkelqyer te botuar ne Milosao te Prof.dr.kshk.gxhm Rahim Ombashit rreth disidences te Agollit ju shtua nje tjeter i Prof.ass.dk.dr.lq Luciano Bocit ne Panorama rreth anagazhimit te Agollit ne politike dhe ngjashmerise me Sartrin. Me pare me kishin habitur artikujt e Dik Bejkos dhe nje tjeter profesori nga Peshkopia rreth Trebeshines dhe Kadarese. Ju kthehem dhe i rilexoj dhe mahnitem gjithnje e me shume me te kater te siperpermendurit. Sa simetrikisht e harmonizuar eshte alogjika e persiatjes se tyre. misterioze deri ne qartesi.
Ju lumte profesore! Qe sot e tutje do nxirni jo vetem mesues te formuar te shqipes se shkruar e t efolur, por edhe autore te shquar te hermetizmit absurd!

Eshte me mire te hiqesh si Viktime.

I DEBUAR


Mua më dëbuan nga qyteti im,
Më ndoqën
            Deri sa dielli përflaku Ostrovicën,
Që të bardhë
            E shihja nga e imja dritare.
Me batare armësh ëndrrën më hoqën,
Dëshirën për të mbetur në tokën amtare.

Nuk donin të më mernin ç'kisha,
As gruan të më rrëmbenin s'deshin,
Fëmijët  t'i merja m'i lanë,
            Kryqin të bëja në Kisha,
Bile dhe të fotografoja Sheshin.

Rrekeshin qytetit shpirtin t'i vidhnin
Dhe mua s'më donin të dëshmoja.
Të njëjtën gjuhë me mua flisnin
Po c'farë thoshin,
            Nuk i kuptoja.

E di që në Botë jam në anën tjetër
Kur netëve rri vetëm
            Nën dritën e hënës
Me buzët që dridhen belb një gjuhë tjetër
Si fëmijë i hequr nga gjiri i nënës.

Wednesday, 2 November 2011

Perse shkruaj ne Blog?

Eshte nje pyetje qe me kalon here here vetetimthi, kur nuk jam duke shkruar. Ose me mire te them, kur jam ne makine dhe mendoj te shkruaj dicka. Perse shkruaj ose me mire perse nuk heq dot dore nga e llapura?

Duhet te kete nje ose disa spjegime, per kete lume postimesh brenda tetorit. Pa i pare se c'jane, e di qe jam hedhur nga "kujtimet e rreme" te T.Lacos, ne Amerika e Obamas dhe kriza e sotme, pastaj i jam rikthyer historise tone e kam shkruar pa ja patur idene per rrondokoponin Xoxe, kam persiatur "percart" rreth shkollave ne bote dhe heqjes se tyre dhe se fundi kam nisur nje liste te gjate pyetjesh per sho Enver.
A vjen kjo se nuk kam nje bashkeshorte, te ciles t'ja tregoj ne shtrat brockullat qe me shkojne ndermend? Edhe mundet. Ndonese si zor te gjendje dikush qe te degjonte me koken ne jastek listen me pyetje per Enverin tone. Normalisht do te thoshte"Po ty c'te duhet kjo liste? Shiko me mire te besh listen e ushqimeve qe na duhen kete jave e te shkosh t'i blesh."
Edhe cupave nuk kam si t'ju tregoj as per Dullen e as per listen, se jo vetem qe nuk jane shume kureshtare per te kaluaren e lavdishme te Atdheut, por kane shume boshlleqe dhe do fillojne te pyesin: Kush eshte Nexhmija? Pse kishim ne miqesi me Kinen qe ne kohen e Xhingiz Kanit? ose -Enver Hoxha me Saliun nuk jane kusherinj he? Kjo do me detyroje te le biseden ne mes, ose te rikthehemi ne diskutimin -perse nuk bashkohet Kanadaja me Ameriken.
Mbetet t'ja rrefej mamase, por edhe asaj duhet t'i gjej kohen mes telenovelave, keshtu qe mbetem pa alternativa. Ose me mire mbetem me dy. E para, qe eshte me e veshtira, te heq dore nga e Llapura dhe e dyta dhe me e lehta e pa kosto- te shkruaj ne Blog. Avokati im, qe qysh prej kthimit nga Berlini, nuk me tregon me per aventurat e tij, mund te kete edhe ndonje alternative te trete, se zaten avokatet per kete pune paguhen. E megjthate edhe ai ka preferuar te heshte. Si duket sa me shume qe une "llap" aq me teper probleme ligjore mund te me hapen dhe atij do i shtohet puna.
Eh, Bote e Sinferos!, do shtonte Sofoja, ne nje nga pushimet e reklamava ne mes te telenoveles.

Tuesday, 1 November 2011

100 pyetje rreth Enver Hoxhes.

Enveri jo vetem qe sundoi gjate ne Shqiperi, por ishte edhe nje figure shume komplekse dhe jo e klasifikueshme lehte. As Titua, Caushesku, Papadhopullos, Zhivkov apo ndonje diktator tjeter ballkanas, nuk eshte i ngjashem me te. Gjate kohes se tij pati nga politikat me te cuditshme dhe veprimet me paradoksale, te cilat i habisnin analistet e huaj qe kishin pak informacion per Shqiperine konserve. Po le te vazhdojme me pyetjet:

34. A ndikoi Kina ne ndalimin e fese?
35. Ishte thjesht mbeshtetja e Jugosllaveve per Xoxen qe e detyroi te mbeshtetej ne Stalini?
36. A mund te ishte patriot nje diktator i tipit te tij?
37. Kishte karakteristike veprimin ne befasi apo pritjen e gjate per kundershtarin?
38. Si sillej me femijet e tij?
39. Perse nuk pergatiti asnje prej tyre si politikan, per nje kalim te mundshem te pushtetit?
40. Ishte vrasja e Bahri Omarit e detyruar dhe e dhimshme apo me nje gur vriste dy zogj?
41. A i kishte ofruar Hrushovi mbeshtetje per te ndenjur ne krye, nese ndryshonte kursin?
42. Cfare ju ofrua Titos me 1960 per te ndermjetesuar me Perendimin?
43. Kush i shkruante librat e tij?
44. Ne sa atentate kishte shpetuar dhe sa nuk ishin te vertete?
45. C'priste ne kembim te daljes nga Traktati i Varshaves?
46. Perse u vu bomba ne ambasaden sovietike?
47. Nuk kishte dijeni se cdo ndodhte ne Konferencen e Tiranes, apo e la te provonte besniket?
48. Perse gjendja shendetsore ju keqesua shpejt? Nuk respektonte keshillat e mjekeve?
49. Me cilet personalitete te huaja ruajti deri ne fund maredhenie miqesore?
50. Sa e vuante mosplotesimin e nje shkollimi te mire?
51. C'kishte te preferuar ne kohen e lire?
52. C'fare fsheh kur tregon per maredheniet me Milladinin?
53. A u kopiua cdo gje gjate luftes dhe menjehere pas saj nga Jugosllavet apo ne gjithe lemshin e ngjarjeve ka dicka teper shqiptare?
54. I trembej Bashkimit me Kosoven?
55. C'lloj maredhenie kishte me Nolin?
56. Ishte i sigurt, se Mbreteria nuk do kishte kurre te ardhme ne Shqiperi?
57. Cilat jane levizjet e tij "me brilante" per te mbetur ne krye?
58. A dinte gjithshka Nexhmija rreth atyre qe bluante ne koke?
59. Perse nuk shkoi kurre ne Kine?
60. Kishte mundesi qe permiresimi i maredhenieve te kinezeve me amerikanet te sillte mundesine e ndonje ndryshimi apo ishte teper vone?
61. Sa thelle donte te shkonte me shtetezim?
62. Ishte ideja e shndrimit te cdo prone ne shteterore vetem e tij apo e sugjeruar nga ekonomiste vendas?
63. Sa e degjonte Mehmet Shehun?
64. Perse ishte thuajse i vetmi ne udheheqje qe nuk dilte per gjah?
65. Inkurajonte veprimtarite agjenturore kunder fqinjve apo kujdesej vetem per mbrojtjen e postit te tij?
66. C'lloj veprimi ishte zbutkja e maredhenieve me greket kur ishin Koloneket ne fuqi?
(vijon)