Friday, 16 December 2022

Gropius, Mies dhe Corby


Ata kane lindur brenda nje segmenti shume te shkurter kohe. Vetem 3 vjet.

3 nder me te medhenjte e arkitektures se te gjithe koherave. Eshte thuajse

njelloj sikur Aleksandri i Madh, Jul Qezari dhe Napoleoni te kishin lindur

brenda te njejtes dekade. Ose Njutoni, Galileu dhe Ainshtaini te ndiqnin njeri 

tjetrin cdo vit.

Ndoshta shume lexues mund t'i quajne te tepruara krahsimet e mija, por ne boten

e ngushte dhe njekohesisht te madhe te arkitektures, Valter Gropius, Mies Van Der Rohe dhe 

Le Korbyzieja jane te rangut te gjenijve te medhenj te njerezimit. Dy te paret gjermane

dhe i treti franko-zviceran.

Deri ne nje mase, ata e nxorren profesionin e arkitektit nga ai i "sherbetorit" te

aristokrateve, qe do krijonte vepra per te perjetesuar pasurine e ketyre te fundit, ne 

ate te revolucionarit  qe do te ndryshoje shoqerine nepermejt konceptimit te ri

te hapesires dhe ndertimeve.

Sigurisht qe gjenijte nuk lindin nga "hici" dhe sidomos shkolla  filozofike e 

materializmit historik do kembengule se ishin krijuar kushtet ekonomiko-shoqerore

etj. etj, qe arkitektura te bente nje hop cilesor ne baze te zhvillimeve sasiore

e te tjera "pordhe" te ngjashme, por askush nuk mund te shpjegoje perse pikerisht

nga 1883 deri me 1886 linden 3 nder me te medhenjte e arkitektures. Dhe pse nuk linden nga 1923

deri me 1926, apo nga 1966 deri me 1969.

Nuk kam ndermend t'ju drejtohem hartave te horoskopeve apo radhoreve te Nostradamusit,

por eshte nje lloj "misteri" qe te ngazellen nese ke ndjekur karrierat e tyre dhe nese 

je "dashuruar" me menyren e tyre te projektimit.

Veprat e Le Korbyziese jane ne tre kontinente, ndersa ato te Gropiusit dhe Mies, kryesisht

ne Europe dhe ne Shtetet e Bashkuara. Por ngjizja e ideve te tyre te perbashketa i perket

Europes dhe pikerisht Europes Qendrore ne nje "chateau" ne nje qoshe te Zvicres me 1928 ku vendosen te

takohen dhe te formojne Kongresin Nderkombetar te Arkitektures Moderne.Ishin ne moshen e 

pjekurise dhe njiheshin me njeri tjetrin dhe arkitekte te tjere, por ndjenin se e

rendesishme ishte te bashkoheshin e te kristalizonin idete e ngjashme. Ajo qe vjen me

pas eshte Arkitektura Moderne qe i ndryshoi gjithe qytetet e botes ne nje menyre te

pakonceptuar dot me pare.

Ne shkurt te vitit 2004, ne saje te mikut tim te vyer, Bin Xoxit, vizituam Bauhaus ne Dessau

dhe u ndjeme me prane se kurre Gropiusit dhe Mies. I entusiazmuar nga ato qe pashe, telefonova

dy kolege te mij, nje ne Kanada dhe nje ne Shqiperi nga nje kabine telefonike prane vilave

te pedagogeve te Bauhaus-it. Njeri prej tyre me kerkoi te merrja nje copeze "suva" per ta

pasur si "hajmali" nga ai tempull i Arkitektures Moderne. Ishte vertet nje tempull ku

kishin predikuar dy nga tre "prifterinjte" e medhenj te arkitektures.

Kishin lindur ne tre qytete jo me larg se 400 km nga njeri tjetri, ne nje hark kohor prej 

vetem 3 vitesh dhe paten ndryshuar aq shume menyren se si i konceptojme kohen dhe hapesiren.  


No comments:

Post a Comment