Monday, 19 December 2022

Shtylla e drunjte

Ishin të njëjtat dëshira të marra

Më parë ndjerë,

Kur të parritur ishim

Ti doje me një ftues vështrim

Pas të të vihesha

(-Kur muzgu të bjerë!)

Dhe tek një e drunjtë shtyllë mbështetur

Të putheshim.

Më pas rrëmbimthi të arrije,

Pas të drunjtës derë,

E mbrojtur nga të huajat vështrime

Të dashakeqeve hije,

Që përbuzëset mendime hidhnin në erë.

Frymë të merrje gul]uar

Dhe buzët të fshije,

Nga frika se ngjyra e Puthjes

Në to kishte mbetur.

E zjarrta ngjyrë

E pasionit adoleshent

Atje tek shtylla mbështetur.

Tani gjithshka është ndryshe

Rrugicës me porta druri.

Shtyllën kanë prerë,

Strehët më lart janë ngritur,

Hijet makinave janë fshehur

Mbetur ka vetëm një pjesë muri.

Eshtë muri i martesës tënde

Që të ndarë na mban

Edhe pse të njëjtat dëshira të marra

Për të hapur botën e mrekullive me një Puthje

Në sy ne kemi.

Kujtimet shpie në të tjera vende,

Në mendje përsërit të njëjtën Lutje

“Ndoshta herën tjetër të lirë do jemi!”

No comments:

Post a Comment