Nuk dua ta lë të mrekullueshmen botë,
Edhe idiotët që nuk besojnë në vaksinat.
Buzëqeshje më shumë se lotë
Kam pasur,
Dashuri,
Hargalisje,
Netë magjike kam hasur,
Ndoshta nga që nuk kam pëlqyer paskthinat.
Falje dua t’ju kërkoj
Atyre që kam lënduar.
Dhe të gjithëve që nuk i kam prekur,
Por nuk i kam mbrojtur,
Kur nga të shkretët dashakeqë,
Fjalë të pakënda kam dëgjuar.
Dua të gjithën në gjoks ta marr,
Të kaltrën,
Cmendurisht të bukurën
Stërmadhen dhe të voglën Tokë,
Nëse vërtet Dikush e ka stisur
I qetë do shkoj në varr
Me një kryq druri mbi kokë.
Ndoshta dikush
Për të më thartuar
“Shumë dhimbje dhe
plagë ka”- do thotë,
Por dhe e vërtetë të jetë,
Do dua sa më gjatë të rri
Në këtë të mrekullueshme Botë!
No comments:
Post a Comment