Thursday, 8 December 2022

Ti nuk më bën dot mos të të dua!

Ti nuk më bën dot mos të të dua!

Me akullsinë e shikimeve,

Fjalët e vrazhda,

Flirtimet me të tjerë,

Kot e ke!

Të gjitha nuk më turbullojnë dot mua.

Ajo çka u stis në mendjen time

(Asgjë nuk ngjizet në zemër)

Netëve të akullta të atij dimri

E keputur nga bota e ëndërrave,

Me të forta pickime,

Nuk mund të ketë emër.

Nuk ka kush ta klasifikojë

Mes të njohurave dashuri

Dhe atyre që ende nuk kanë ndodhur.

Një lule e mbirë në rrënojë,

Një zjarr përvëlues nën hi,

Një rrufe mbi dy shpirtra të lodhur.

Ti mund të më mbulosh me përbuzje,

Si me një qefin të hirtë mbulohet një kufomë.

Mund të gëlltitësh letrat,

Mund të japësh të tjera puthje,

Mund të djegësh lulet që të nis,

Të mos ndjehet e dashurisë aromë.

Diga mund të ngresh luginave,

Në det mos sosë asnjë përrua,

Mund të ç’ngjyrosçsh gjethet

Vargjet e mia mund të zhbësh,

Por nuk më bën dot mos të të dua!

No comments:

Post a Comment