Unë notoj ujërave të akullta
Me shpresë ajo të shfaqet
Stërzgjatura Anakonda nëntëdhjetë,
Që dikur ishujve na shpinte,
Ishujve plot ngjyra,
Ishujve plot jetë.
Sa ta shoh bishtit do kapem,
Mes koraleve të bardha
Dhe leshterikëve të pudrosur.,
Të më tërheqë në ujërat e ëndrrave,
Mes dashurisë së pasosur,
Në misteriozen botë të shënjave.
Askush nuk ka për të më besuar,
Se udhëtimi mbi të ziun gjarpër,
Në delirin gjysëm akull dhe gjysëm ujë
Mund të jetë i vërtetë.
As në tingujt që dalin tek të Përdredhurit Drurë.
Veç teje,
Që vitesh besove legjendat
E thurrura mbi Anakondën nëntëdhjetë.
No comments:
Post a Comment