Saturday, 3 December 2022

“Më!”

Jehona përsërit një fjalë

Ndërsa dielli të dalë zë

Përplaset luginave dhe qënies sime

E shkurtra rrokje “Më!”

Atje nuk duhet të afrohem

Dhe nëse e shoh s’mund të bëj zë,

Verdikti është i pakundërshtueshëm

Mbyllet me të prerën “Më!”

Ajo ç’ka madhërisht u ngrit

Eshtë kthyer tani në Asgjë.

Nuk është as Korbi që krakarrit,

Të kobshmen rrokje “Më!”

Si thikë ngulet në shpirtin tim

E mprehta majë që gjurmë s’lë

Oh sa shumë dhembje kur plaga s’rrjedh

Shkaktuar nga mizorja “Më!”

Sa shumë helm që është derdhur

Në dycka gërma kërkush dot si vë ,

Kjo rrokje me forcën e Shtysës së Parë,

E pamëshirshmja fjala: “Më!”

No comments:

Post a Comment