Më shumë se shtojcë, ky është një sqarim për publikun, pasojë e një deklarate të Zyrës së Marëdhënieve me Publikun të Bashkisë Korçë. Deklarata zyrtare e Zyrës është e gjatë, por kryesisht linjat e saj ishin “sulm i turpshëm i nxitur nga motive paraelektorale”, “hedhje balte mbi dy këngëtare të shquara”, “mashtrime të ulëta rreth një gjoja marëveshje me pallanxë“, “epitete fyese ndaj personaliteteve që e kanë bërë Korçën këtë që është sot” dhe “racizëm ndaj një zone të shquar të Shqipërisë, si zona e Gramshit”.
Duke qënë se akuza më e rëndë për mua është ajo e racizmit,
më duhet ta nis përgjigjen time të përmbajtur me qëndrimin tim ndaj Gramshit
dhe gramshiotëve. Unë nuk kam qënë asnjëherë në Gramsh dhe nuk njoh asnjë
gramshiot. Në rrëfenjën “Gramshiotët” që është më shumë përrallë se realitet, e
përdora rrethin fqinjë pikërisht për shkak të një mistiçizmi të tij. Më është
dukur gjithnjë një zonë e pështjellë me misterin që sjellin objektet ushtarake,
uzinat e prodhimit të armëve dhe lidhja e tyre e tërthortë me komunistët dhe
Antonio Gramshin. Dhe pikërisht edhe për të shmangur një keqinterpretim politik
zgjodha atë zonë dhe jo Skraparin, që mund të quhej si mbështetje nga ana ime e
kandidatëve të Ilir Metës.
Në rrëfenjën time nuk ka asnjë fyerje ndaj dy këngëtareve të
njohura veç elozheve. Ndoshta zgjedhja e emrit të lokalit “Spice girls” mund të ishte më pak erzore, pork
jo nuk do të thotë se po i merrja erzin as këngëtares-këshilltare dhe as këngëtares
Mizar. Nëse padrejtësisht për njërën prej tyre kisha përdorur peshën dhe tulet,
kjo ishte e figurshme se zëri i saj më ngjan shumë me atë të këngëtares Adel.
Dhe në një fazë të karrierës së saj, kjo e fundit vërtet peshohej në një
pallanxë elektronike.
Po sqaroj edhe se dy grupfjalët që përdor për dy
personalitete të shquara të qytetit, nuk janë aspak fyese, por venë në pah cilësitë
e tyre më të mira. Nicolo DiLana (për hir të së vërtetës e kam të kopjuar nga
një miku im që njeh mirë gjuhët latine) është projektimi latin i emrit të Niko
Peleshit për ta larguar nga çdo deformim dashakeq si filogrek që përdorin herë
herë armiqte e tij, të cil[t e quajnë Nikolaqis Pelesis. Ndërsa po të zgjidhja
një kafshë për të përdorur si “nofkë“ për Raqi Filon, vetëtimthi do shkruaja “fajkoi”.
Eshtë thjesht buzëqeshja e tij me gojë të hapur, që të krijon përshtypjen e
rreme se në çast do i bien jargët, që më detyron të përdor dyfjalëshin e
pagoditur “Ligaveci Gollash”.
Kjo është përgjigja ime shumë zyrtare për deklaratën e Zyrës,
që njëkohësisht mund të shërbejë si sqarim për lexuesit, dy këngëtaret dhe të
gjithë gramshiotët që jetojnë në Gramsh, Shqipëri dhe më gjërë.
No comments:
Post a Comment