Thursday, 1 December 2022

Gishtat e tua Ruth

Trupin kam lënë 

Nën përkëdheljen e të tjerave gishta;

Të huajave gishta,

Që dhe nëse më këndellin

Nuk dua t’i puth.

Më largojnë mendimet e trishta,

Në ekstazë më sjellin,

Por të tuat nuk janë Ruth.

Ato me ëmbëlsi rrëshqisnin,

Si në një të akorduar Lirë,

Dinin ç’tinguj të zgjonin,

Kur të kalonin në picikato,

Mrekullisht të ngrinin një kreshendo,

Andante të godisnin në të gdhirë.

Trupin nuk e kisha menduar asnjëherë

Të ishte si n jë muzikore vegël.

Veç përkushtimi i gishtave të ndjeshëm,

I largonte çdo brengë,

Mrekullisht e bënte

Të tingëllonte ëmbël.

Tani edhe pse mundohem ta selit

Të ndjek këshillat nga ti dhënë,

Ka mbetur i shurrdhët,

Lëngon pa zë,

Si një instrument në një qoshe lënë.

No comments:

Post a Comment