Nuk e kam te qarte pse ortodokset korcare i quajne ditet kur festohet
jeta e nje shenjti te caktuar, i quajne Dita e Emrit dhe duhet te festojne
te gjithe ata qe kane te njejtin emer si shenjtori perkates. Gjithsesi, sot
me shume se te tjeret festojne Naumet, qe e kane marre emrin e tyre hebre
nga i mirenjohuri Naum i Ohrit. Eshte nje emer i njohur me shume ne boten
sllave dhe ate shqiptare, se eshte shume i rralle, ose jo i pranishem ne
boten greke.
Dikur, ne nje shkrim timin, te titulluar "Esse per emrin dhe veten", jam munduar
te nenvizoj idene e njohur se nuk e ben emri njeriun, por njeriu emrin. Kam pershkruar
edhe variantet e shumta me te cilet me njohin dhe me drejtohen njerez te ndryshem
nga Naumaq, Naum, Nume, Nuci, Nuni, Nune, Nucke e tani se fundi, anglishtfolesit- Norm.
Asnjehere nuk me eshte bere vone ose kam parapelqyer ndonje variant. Mjaftonte te
me drejtoheshin dhe te me thoshin ato qe mendonin per jeten, kohen, filozofine,
letersine, arkitekturen, pikturen apo sportin. Kjo besoj ka ndodhur edhe me shume
te tjere, qe kane te njejtin emer.
Im ate, qe kishte nje dashuri dhe adhurim per te jatin, me vuri emrin e tij dhe
per perkedhelje, ne traditen e Greqise dhe Shqiperise i shtoi prapashtesen "aq".
Ne te gjitha dokumentat une jam Naumaq Mara, dikur nje femije sherret dhe qe krijonte
probleme ne shkolle. Edhe para dy muajsh, ish-mesuesja ime kujdestare deklaroi
ne pranine edhe te disa te panjohurave -"Nuk ishte e lehte te kishe ne kujdestari
nje Naumaq Mara!" Emer mbiemri im, ne pergjithesi ne rrethet shkollore permendej
per zullume.
Po nuk eshte kjo arsyeja, qe dekadat e fundit, une kam nisur te perdor ne shkrime
variantin "Naum Mara" te emrit tim. As se ndonje dashakeq do te ironizoje tingellimin
e emrit tim te plote, si ndonje bibe, qe kujton se do me dogendise duke shkruar
"Naomaq". Pasi mbarova studimet ne Tirane, shume te njohur, perfshi edhe shoket e mij
te ngushte, nisen te largoheshin nga varianti "Nume" dhe te me therrisnin "Naum".
Edhe pse nuk di si me tingellonte ne fillim, edhe une nisa te familjarizohem me
variantin "me te moshuar". Me pas, kur nisem te projektonim privatisht, per shkak
se ne stampen e projekteve emri Naum Mara zinte me pak vend, nisa ta perdorja edhe
zyrtarisht.
Ndaj tani emri eshte thuajse identik me ate te gjyshit tim, Naum Andon Mara, ne saje
te nje tradite te shume brezave, qe alternonin emrat e meshkujve nga Andon ne Naum.
Por si do te duan te me drejtohen ata qe me duan dhe vleresojne, bashke me ata qe
nuk me duan dhe vleresojne, une nuk kam asnje kundershtim. Nje variant i fundit, qe
i pelqen avokatit tim dhe eshte krijuar nga nje ish-ushtarak vlonjat, eshte Asimaq.
Nuk eshte keq, edhe pse perkedheles i emrit Asim.
Eshte me mire se te te drejtohen "Na mo ti!"
No comments:
Post a Comment