Disa orë pasi i nisa via email mesazhin enigmatik, “boboshtarka59” ktheu përgjigjen: “Mbetemi në kontakt!”
Isha tërësisht i papërgatitur për këtë përgjigje. Për më tepër
edhe me pikçuditëse në fund. Para një muaji kisha një shkrim “goditës” ndaj
shprehjes modern të anëve tona “Mbetemi në kontakt” dhe tani si bumerang m’u përplas
në fytyrë. Edhe me pikëçuditëse.
Vetëtimthi i shkova ndërmend të gjitha nëntekstet e atij
mesazhi nga: “Do të të shkruaj unë kur ta shoh të arsyeshme.”, “Nuk më bëhet
vonë për hallin tënd!”, “Kujton se do më zbërthesh kaq lehtë?!”, “Kur të thuash
se për ç’lloj valleje e ke fjalën do të të përgjigjem” dhe deri tek më e rënda
“Mos më çaj g….n!”
Ja dërgova edhe avokatit tim në Tiranë, për të marrë një
mendim më të pjekur ligjor, por ai duke mos dashur të pranojë dështimin e mesazhit
“E luan edhe ti vallen e Dobruxhës?” mu përgjigj:
“Për momentin nuk kemi
pse të shqetësohemi. Duket që “boboshtarka59” do më shumë kohë dhe ne nuk kemi
pse të nxitohemi. Eshtë një hallkë që duhet ta shtrëngojmë fort për të kapur
gjithë zinxhirin ligjor të eventit.”
“Eventi” është në Madrevo, unë në Kanada, avokati im në
Tiranë dhe nuk kemi idenë e vendndodhjes së “boboshtarka59”.
Gjykata krahinore e Madrevos nuk ka asnjë faqe online për të
parë nëse është rregjistruar padia dhe a ka ndonjë datë të seancës së parë.
Mlladen Ushkurov është person i vërtetë se ka profil në Instagram dhe një foto
me kostum popullor të zonës së Dobruxhës.
Vetëm kaq kam mundur të zbuloj gjatë dy netëve pa gjumë, si
dhe të shoh në “googlemap” se nga vijnë rrugët që të shpien në Boboshticë. Janë
katër rrugë dhe njëra vjen nga Korça, që presupozohet se ka edhe fluksin më të
madh se sjell korçarët, tiranasit, elbasanllinjtë, durrsakët, Kosovarët, grekët,
maqedonasit, bullgarët dhe rumunët. Rruga tjetër është ajo që vjen nga Kolonja
dhe sjell gjithë shqiptarët jugorë, çamët si dhe grekët e Ballkanit Perëndimor.
Rruga e tretë vjen nga Dardha dhe sjell vetëm devollinjtë e sipërm, ndërsa e
katërta vjen nga Drenova dhe përdoret kryesisht nga konkurentët e prodhimit të
rakisë së manit.
Cilën rrugë të ndjek për të shpëtuar nga padia e Ushkurovëve?
Mos ndoshta duhet të kërkoj ndihmën ligjore të avokates
Enida N. Bozheku, avokateja më e famshme në çështjet civile, penale dhe
administrative në anët tona?
Kur je në qorrsokak gjithnjë ëndërron për rrugët e drejta që
të nxjerrin në bulevard, si kanë qënë të gjitha rrugët e qytetit tim para
çlirimit, gjatë çlirimit dhe pas çlirimit.
Tani për tani shtrëngo hallkën – tha avokati im në Tiranë
dhe unë po e shtrëngoj.
No comments:
Post a Comment