Se në ç’gjendje është politika shqiptare kuptohet mjaft të shikosh se rezultatin që ka në zgjedhjet e fundit Partia e Tom Doshit.
Toma, njeriu më i përfolur në vitet 2014-15 për shkak të
disa përgjimeve, që përfshinin Mark Frrokun, Ilir Metën, Saimir Tahirin,
Adriatik Llallën dhe një vrasës me pagesë është një “mender-biznesmen” shqiptar
i përfshirë në politikë prej të paktën 12 vitesh. Tomës për veprimtari
kriminale i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hapur ambasadorët
amerikanë kanë kërkuar që ai të përjashtohet nga jeta politike shqiptare.
Por Toma në sajë të lidhjeve, të ndereve të bëra dhe parave
të paguara, jo vetëm ka arritur të mbijetojë në zonën e tij në Shkodër, por të
fitojë edhe vota në Tiranë. Një bandit që nuk ka përse të jetë pjesë e tre bandave
kryesore, se mund të hyjë në parlament vetëm duke pasur bandën e tij të vogël.
Këtë e pat kuptuar 4 vjet më parë politikani cinik dhe mendjemprehtë Skënder
Gjinushi, që e afroi dhe i dha Tomës çelsat e partisë, që kishte mbajtur fort për
gati 30 vjet. Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Tom Doshi. Nuk ka se si të
sintetizohet më mirë politika shqiptare se sa lidhja e kësaj dysheje.
Ka të ngjarë që Toma të vendosë fatet e Shqipërisë për 4
vjetët e ardhshëm. Fitores, dorëheqjes dhe përfshirjes së tij së mundshme në një
qeveri të ardhme nuk ka se ç’i bën as ambasadorja amerikane Kim, që është
shprehur hapur dhe pa asnjë ekuivok për largimin e Tomës nga jeta politike
shqiptare. Por duket edhe ajo i ka rrënë “roma për toma”, se Toma duket se do
jetë ai që do vendosë nëse Rama do ketë edhe një mandate të tretë.
Para disa ditësh qesha, kur pashë se Toma po bënte fushatë
elektorale edhe në Korçë, por e kuptoj se qesha para kohe dhe “Toma po qesh
tani mirë me mua, me elektoratin shqiptar dhe me ambasadoren Kim”.
Toma ka edhe mbështetjen e Papa Françeskos dhe një dore me kardinalë.
Se Shqipërisë i duhet Toma i shumënjohur për t’i prekur plagët që ka, pa të
bindet.
Dhe Shqipëria ka shumë plagë. Tom Doshi është një ndër plagët
mahisura të saj, që nuk ka antibiotik ta shërojë!
No comments:
Post a Comment