Nuk jam i sigurt nëse largësia më ndihmon apo jo për t’i parë mirë se ç’ndodh me zgjedhjet në Shqipëri. Po të isha atje vërtet informacioni do ishte më i hollësishëm dhe më i besueshëm, por ndoshta do kisha më shumë ndikim emocional, që mund të ma bënte më të pështjelluar gjykimin.
Le të mundohem ta spjegoj me sa e njoh elektoratin shqiptar
për të pasur më të lehtë të operoj me një zbërthim më pranë të vërtetës me atë
që ndodhi gjatë këtij procesi zgjedhor.
Unë mendoj që elektorati shqiptar është i ndarë në tre grupe
të mëdha.
I pari është ai i lidhur me PS, ku përfshihen nostalgjikët e
periudhës së komunizmit dhe ata të lidhur për interesa me partinë e
ashtuquajtur të së majtës në këto 30 vjet dhe që tani nuk kanë as arsye dhe as
mundësi të shkojnë në një parti tjetër.
I dyti është elektorati kundër PS, ku përshihen anti-komunistët tradicionalë dhe
ata të lidhur me interesa të forta me PD-në dhe që nuk kanë se si të ndrojnë më
parti. Ky grup ka qënë që prej vitit 1994 më i vogël se grupi i parë.
Grupi i tretë dhe më i madhi është i ashtuquajturi elektorat
gri, që është një konglomerat, që përbëhet nga disa nëngrupe. Njëri është grupi
stabël i LSI-së, që nuk ka asnjë lloj parimi dhe ideologjije, por veç të përfitojë
sa më shumë nga pushteti dhe nga lidhjet me të. Grupi tjetër, më i madh se i pari
është ai i njerëzve që nuk kanë asnjë interes të merren me politikë dhe që duan
që vendi të qeveriset mirë dhe mund të votojnë herë në një krah e herë në një
tjetër, por duke pasur bindje për këtë. Pjesa tjetër, po aq e madhe dhe ndoshta
më e madhe është ajo që e shet votën për arsye të varfërisë, se nuk i bëhet vonë
për poltikën ose se nuk ka besim tek asnjë lloj politikani.
Nuk futa si pjesë të elektoratit njerëzit që nuk votojnë
sepse është një grup që nuk ka një përqindje të caktuar dhe herë shtohet dhe
herë zvogëlohet, sipas klimës politike.
Që prej vitit 1997 lufta e partive politike është drejtuar
ndaj grupit që quhet “elektorati gri”. Dy grupet e tjerë që janë bërthamat e
elektoratit të dy partive kryesore nuk luajnë asnjë rol se ato dihen se si do
votojnë dhe se në ç’përqindje do shkojnë për të votuar.
Drejt grupit më të madh të popullsisë partitë përdorin disa
metoda për t’i angazhuar në favor të tyre. Premtojnë para, vende pune në
administratë, favorizime në tendera dhe gjëra të tjera kësaj natyre , që
pushteti i ka në dispozicion. Partia(ose partitë) që janë në pushtet e kanë më
të lehtë ta realizojnë sepse i kanë këto gjëra në dorë dhe nuk ka grupe “watchdog”(qen
roje) apo edhe legjislacion që t’ja u ndalojë ta bëjnë këtë haptazi. Partitë e
opozitës e premtojnë se po të vijnë në pushtet do i bëjnë, ndërsa atë pjesën e
blerjes së votave tek shtresat më të dobëta e bëjnë po njëlloj.
Në këtë mes, rregullat’e pashkruara” të lojës janë të njëjta
dhe të gjitha palët i kanë pranuar në heshtje. Në 15 vitete fundit kampionët e
blerjes së votave me të gjitha mënyrat ishin LSI-stat e Metës, të cilët në
zgjedhjet e fundit arritën të shtriheshin në shumë pjesë të Shqipërisë dhe të
merrnin një numur të konsiderueshëm votash, që ishte shumë më tepër se mbështetësit
e tyre. Fakt është që këtë vit, kur nuk arritën ta bëjnë dot në të njëjtën masë,
si dhe patën largime të dy blerësve të tyre si Koka në Durrës dhe Naço në
Berat, LSI-ja katandisi të ketë vetëm një mandate më shumë se partia e Tom
Doshit.
(vijon)
No comments:
Post a Comment