Diku kam shkruar se ne mbajmë rekordin Guiness për shumëllojshmërinë e emrave të të porsalindurve. Nuk ka vend në botë, që të ketë emra nga Rivelinjo tek Asamble, nga Timoshenko në Sose dhe nga Hitler tek Tërmet. Nuk kemi lënë mbiemër të huaj dhe fjalë të shqipes pa ja u vënë pasardhësve tanë pa menduar se emri do i shoqërojë gjithë jetën dhe shumë do e kenë vështirësi të shkojnë e ta ndryshojnë në gjykatë.
Një miku im që ka qejf të më kundërshtojë, e cilëson shumëllojshmërinë
e emrave (ose trendin “emër shumë i veçantë”) me përpjekjen për të zhdukur
zakonin prapanik të nofkave, sepse një emër i rrallë dhe sidomos qesharak nuk
ka nevojë për një nofkë pas, pork jo është një teori e paprovuar, të cilën ai e
ka krijuar për të hedhur poshtë shkrimin tim “Qyteti i Nofkave”.
Sigurisht që baballarët (më shumë këta se nënat e tyre)
mendohen para se t’ju venë fëmijëve emrin. Ka raste që e bëjnë edhe të ndikuar
nga avujt e rakisë, që kanë pirë kur kanë marrë lajmin e lindjes të trashëgimtarit
apo të trashëgimtares, por gjithsesi mendojnë. Një tifoz i gjermanëve ja ve djalit
pa një pa dy emrin Rumenige dhe kur e provon edhe me mbiemrin e tij Bregu, thotë
i sigurt që Rumenige Bregu tingëllon mirë.
Më të menduarit kanë qënë emrat e shtyrë nga idetë politike
që kishte babai i dashuruar me politikën. Kështu u vunë emrat Hitler (se Adolf
nuk kuptohej tamam se për ç’drejtim ishte) Vladimir, Budion, Timoshenko, Capajev,
Millianov dhe Marenglen.
Meqë dolëm tek ky i fundit, dua të bëj një saktësim, se në
disa shkrime të mëparshme, gabimisht kam shkruar se një kandidate e PS-së në
zgjedhje e ka emrin Marenglenvera, që përfshin Marksin, Engelsin, Leninin dhe
Enverin. Sipas fletës së votimit, babai i devotshëm marksist-leninist Vehbi
Furrxhi, fëmijës së tij të parë ja ka vënë emrin Enslemvera. Pra është Enveri
me pak S-talin, pak L-enin, pak E-ngels dhe pak M-arks. Me mendjelehtësi pata
menduar se dikush që kishte qënë mësues letërsije, do përdorte formulën e
njohur Marenglen dhe ti shtonte edhe Enver-an.
Më kujtohet, që emir ju solli “rropullitë në goja” shumë
njerëzve, që e mësuan në atë kohë, por duket se Vehbiu ishte shumë largpamës.
Jo vetëm që kauza marksiste-leniniste do mbetej e fuqishme në botë, por emri mund
të ishte edhe një ndihmë në karrierën politike të Enslemveras.
Duhet t’i kërkoj ndjesë kandidates për deputete, se nuk është
faji i saj për “idiotllëkun” e të jatit dhe nuk e njoh se ]’vlera përfaqëson. E
megjithatë, nëse e di mirë kuptimin e emrit të saj bën mirë ta ndryshojë edhe
pse është mbi të 30-tat, se shumë zgjedhës së saj kanë vuajtur shumë nga ai, të
cilit i mban emrin. Se ata që kanë vuajtur nga Lenini dhe Stalini në fund të
fundit janë në Rusi.
I dashur votues voto edhe për deputeten me mbiemrin Zake,
por më parë merr garanci që nuk do kthehen hijet e klasikëve të komunizmit
sidomos ajo e Diktatorit Enver!
Haha,thashe se ishe permiresuar po me ardhjen e pranveres dhe te zgjedhjeve edhe ty te "levriu" delli I "shpirtligesise korcare"
ReplyDeletePo mos ishte xhaxhi Enver dhe Partia e Punes as yt ate nuk do ishte kuader I larte dhe as ti arqitekt, njelloj si Vehbiu.
Po nejse, une jom xham fare pas edhe dozes se dyte te vaksines fale politikes se fuqishme te Edi Rames per vaksinimin.
Museu I Arsimit qe kthyer ne funksionalitet se me pare perdorej kati I pare per ekspozita picture. I thashe edhe une Kotheres atehere se ABC duhej te lihej e paprekur si simbol me I gjere I qytetit. Ketu jom me ty mos te te genjej kot.
Kuroren e te folurit badjava kete vit ta ka mor Martin Mano po I falet se I papjekur eshte. Ti shif mos u boj prap nona e "shpirtligesise korcare"
Te uroj shendet e lek
Sa me gezove i dashur Mi! Kujtoja se ishe zhytyr thelle ne Gjiriz, por je mire dhe ke filluar me i dhon edhe pak tironses. Te ka mbetur kunj qe nuk shkove dot ne Universitet!
ReplyDeleteMarin Manon nuk e di kush eshte, por deri sa eshte ne shenjestren tende me siguri jeton ne ajer te paster.
Bota do ishte me pak e bukur pa ty!
Haha, I papam je, gjithmone I pergjigjesh ndjelljes sime nga thellesia e gjirrizit.
ReplyDeletePo un te replikoj qe te te korrektoj sensin realist dhe te te bej me pragmatist megjithese nuk e kam kete te drejte
Te uroj shendet e kenaqesi ne jete