M. F. janë inicialet e shefes së financës së
Prefkturës së Korçës. Sot asaj i janë hedhur prangat për një krim të mbetur në
tentativë, për të përvetësuar rreth 4 mijë euro nga një tender i gënjeshtërt, për
riparimin e dy makinave të Prefekturës.
Ka disa arsye, që më bëjnë të jem i bindur,
që arrestimi i një gruaje për një krim të pakryer është një masë tejt e ashpër
dhe poshtëruese.
- Arsyeja e parë, është, që shuma është shumë e vogël dhe për këtë prokuroria mund të kërkojë pezullimin nga puna dhe të hetojë gjithë veprimtarinë e saj, që prej kohës kur ka marrë detyrën dhe më vonë të përpilojë akuza të plota.
- Fakti , që vepra penale nuk është konsumuar plotësisht, e bën edhe më të pajustifikuar arrestimin.
- Arsyeja e tretë, është, që po të dëgjosh audion e “Fiks Fare”, kuptohet, që ajo ose është thellësisht e dëshpëruar, ose nuk është e përgjegjshme për krimin, që kryen. Ndaj para se ta arrestojë, prokuroria duhet të kishte kërkuar një ekzaminim psiqik të të akuzuarës.
E gjithë zhurrma e madhe në media, për
“krimin” e të mjerës M.F. dhe ndërhyrja e menjëhershme e Prokurorisë për ta
arrestuar, në një vend, ku shkelja me të dy këmbët e rregullave të tenderave është
normë, dëshmon për korrupsionin e të gjithë shtyllave të pushtetit në Shqipëri.
20-30 metra para zyrës ku punonte M.F., pa
patur leje ndërtimi, pa miratim të shesh të ndërtimit, Bashkia i kishte dhënë
udhë një ndërtimi shumë “të dyshimtë“, që në origjinë dhe në gjithë procedurat
e tij dhe Prokuroria as luajti gishtin për ta ndalur qoftë edhe për 24 orë,
deri në plotësimin e dokumentacionit.
Sigurisht, që “Bualli”, që po ngrihet në
mes të Korçës nuk mund të jetë i dukshëm për Prokurorinë, sa “miza” e
korrupsionit të M. F.-së.
Për më tepër, M.F. nuk di as të vjedhë!
(Dhe në këtë pikë prokurorët nuk të falin,
se janë bajagi specialistë!)
No comments:
Post a Comment