Jeta është shumë e shkurtër për të bërë armiq. Eshtë akoma më
e shkurtër për të lexuar dhe shkruar rreth politikës. Për më tepër për një lloj
politike, që më shumë është pre-politikë.
Në të njëjtën kohë, që lulet po rritin kërcejet dhe gjethëzat
e tyre në ngastrën e vogël të kufizuar me fiçorrët e një lumi a liqeni
prehistorik, në vend të ndjek dhe ndjej gëlimin e jetës brenda tyre unë pres të
shoh listat e Partisë Demokratike, që një i panjohur, i quajtur Lulëzim Basha përgatit
në një zyrë të SHQUP-it, ku dikur nuk hynim dot të hanim drekë pa një fletëhyrje
fallco,
Në një shishe të ardhur nga Republika Domenikane, me bimë të
dyshimta dhe ashkla drurësh tropikalë janë përzjerë dy porcione verë
australiane me një porcion rum xhamaikan, dy lugë mjaltë amerikan dhe 15-16
rrushka turke, që pas një jave “ndërzimi” me njëra tjetrën, pritet të japin një
pije të mrekullueshme të quajtur mamahuana,
që shërron gjithë sëmundjet e qytetëtërimit modern. Sigurisht , që është më
bukur të përgjosh se ç’farë ndodh brenda shishes, se sa të vrasësh mendjen se ç’taktikë
elektorale po përpilojnë në një lokal luksoz, para frutave të detit ish-zëvëndës
kryeministri, i cili di të flasë edhe kurbatshe para zgjedhësve, me bashkëpunëtorët
lokalë dhe me “të mençurit” e ardhur nga kryeqyteti.
Dielli sa ka mbyllur bukur edhe një ditë të jetës sime, të
qetë dhe pa trazime, por harroj se të tilla ditë nuk kanë qënë gjithmonë dhe
nuk kanë për të qënë gjithnjë të tilla, por dëgjoj për 30 sekonda një
shkrimtar, që flet si “ zhbshbeshebzhe
shbshebeshzhshbeebeshezhe”, por që shkruan mirë , kur nuk shkruan për politikë.
What the hell!
Përse më bën përshtypje nëse një “buratin druri”, si Xherëd
Kushner kërkon të hapë një linjë sekrete komunikimi me rusët? Lulet e mollës ,
të cilën fqinji këmbëngulës krastiti dy javë më parë janë ku e ku më të rëndësishme
se fytyra e tij pa shprehje apo lulet në xhaketën e shtrenjtë të Mellanisë,
(Amaaaan, aman moj Mellani!)
A mundet t’i mbrojmë këto grimca të vërteta jete nga fëlliqësitë
e retorikës së politikanëve?
Ndoshta.
Duke i injoruar!
Nëse do mundemi!
No comments:
Post a Comment