Fushatat elektorale kudo në botë kërkojnë shumë para.
Sigurisht edhe sa më të gjata të jenë, nevojat për fonde do i kenë më të mëdha.
Rekordin e shpenzimeve e mbajnë fushatat elektorale të kandidatëve për
President të Shteteve të Bashkuara. Kuptohet nga që fushata zgjat gati dy vjet
dhe kostoja e një minute reklamë në televizion, (që është shpenzimi kryesor), në
Amerikë është tmerrësisht e lartë. Shpenzimet e tjera si qeratë për vendet e
veprimtarive, telefonat dhe pagesat e punonjësve të shtabeve elektorale janë zëra,
të cilat nuk kanë peshën e reklamave.
Të gjitha vendet e zhvilluara demokratike, kanë legjislacion
të plotë rreth mbledhjes së fondeve dhe evidentimin e shpenzimeve të fushatave,
Sigurisht, brenda tyre ka edhe shkelje, si është dëshmuar në të famshmin
skandal të Uotergejtit, kur nga paratë e fushatave paguheshin njerëz, që
kryenin përgjime apo vjedhje ndaj kundërshtarit politik.
Nuk kam njohuri për ligjin e financimit të fushatave
elektorale në Shqipëri, por nga shtypi dhe bisedat private kam kuptuar, që bëhet
fjalë për shifra marramendëse, po të llogarisim koston e jetesës në Shqipëri.
Flitej për mbi 1 milion euro të shpenzuara nga Dritan Prifti më 2009, të shoqëruara
me thirrjen e tij pas fitores së mandatit “This is Gold, Gold!”
Për shpenzimet e dikujt, që njihja dhe nuk kishte fituar, më
tregonte po atë vit një politikan i sotëm i karrierës. Flitej për 200-300 mijë
euro dhe pa mandat të fituar.
Nuk më çudisin shifrat as edhe motivi që është pas këtyre
shpenzimeve, sepse ata që i nxjerrin nga xhepi e konsiderojnë një “investim”, i cili do ju kthehet i shumëfishuar nga tenderat dhe të tjera mundësi biznesi, që
ofron qënia në pushtet, në një demokraci hibride si e jona.
Më tepër jam kureshtar se në ç’zëra shpenzohen këto shuma.
Reklama në televizione dhe gazeta?
Pagesa në dorë votuesve për të votuar një kandidat të
caktuar?
Qera, karburant, telefona, DJ dhe ahengje?
Studime strategjike për njohjen e pikave të dobëta të
programit të kundërshtarit?
Transport me autobuza për në miting të banorëve të qarqeve të
tjera?
Përgatitje aktoriale për debatet televizive?
Ndoshta ka shpenzime, të cilat edhe njerëz me një imagjinatë
shumë të zhvilluar nuk mund të arrijnë t’i kuptojnë.
Më tregonin, se sponsorizuesit e fushatës së Bashkim Finos në
Korçë në legjislaturat e mëparshme, paguanin edhe “çingenetë“, që i duheshin
ish-kryeministrit për tu çlodhur në shtrat gjatë fushatës.
Dhe fushatat vërtet janë të lodhshme…dhe me shpenzime!
Zoti Mara.
ReplyDeleteJu falenderoj me gjithe zemer per shkrimin e mesiperm. Duke lexuar shkrimin me erdhi ne mendje ideja se sa kenaqesi eshte te ndash te njejta ndjenja e mendime per vendlidjen.
Po ce ke kete historine me "cingene" o Naumaq,apo ta ka thene ndonje mallagar pe Korce...
ReplyDeleteMos ja valo kot tani se kjo quhet shpifje