Atë pasdite nxitova të vishesha me një preokupim, të cilin e
kam rrallë, Një shok i viteve të universitetit kishte ardhur në Toronto dhe donte të më
takonte”Për një kafe vetëm” kishte theksuar në telefon dhe kishte përmendur, që
ishte bashkë me të shoqen. E dija, që ishte deputet në Tiranë, por bëheshin mbi
20 vite, që nuk e kisha takuar dhe në fotot e “google” dukej po aq i ri sa në kohët
e rinisë. Pak më i rrumbullakosur.
Edhe vendtakimin e kishte lënë ai, tek “Ti n Bënok”. por nuk
kisha arritur ta pyesja se cili ishte “dress code” për atë lokal. Shkoj
gjithmonë në Starbucks, ku nuk më njeh kush dhe nuk ka asnjë rëndësi se si
vishesh. Mjafton të kesh një laptop dhe dy kufje në vesh dhe je në botën tënde
me gotën prej letre, që riciklohet, të mbushur me një lëng shumë më i fortë se
ai i gështenjave të zjera. Rrufit nga një gllënjkë kafeje të nxehtë dhe lexo në
internet. Pastaj shkruaj se ç’mendon për ato, që ke lexuar dhe hiq edhe një gllënqkë
tjetër. Deri sa të mbarohet i gjithë lëngu dhe duke përdorur “kartën e artë“ ta
rimbushësh, këtë rradhë pa para. Kolltukët janë të rehatshëm.
Mendova se xhinset do ishin më pak të përshtatshme se
pantallonat e shkurtra dhe te tilla atje nuk mund te pranonin, ndaj këmisha të
paktën, duhet të ishte e një firme të njohur. Vesha të vetmen “Lacoste” të përdorur,
që ma ka dhuruar këshilltari juridik i avokatit tim dhe ja mbatha me 120 në orë,
për të arritur në kohë në kafenenë “shik”, ku nuk kisha shkelur më parë.
Miku im bashkë me të shoqen arritën rreth gjysëm ore më vonë
dhe ishin të veshur spicë. Të dy me me kostume të hijshme. Unë nuk marr vesh
nga firmat dhe as nga çmimet e veshjeve, por dukeshin që ndjeheshin të sigurt në
vetvete dhe jo të befasuar nga interieri I lokalit, qe mua me befasoi. U përqafuam,
ndërsa të shoqes i dhashë dorën, duke pasur një mëdyshje nëse duhet të afroja
pak ballin drejt saj si një gjysëm përqafimi miqësor apo të përkulesha si shenjë
dëshire për t’i puthur dorën. E kisha provuar këtë të fundit vite më parë me
Papa Spiron, por ai e pat tërhequr dorën gjysëm i zemëruar. Bëra dy tundje të
kokës në ajër dhe e kapërxeva edhe atë siklet me zonjën, që vinte nga Tirana.
“Mbrëmë arritëm nga Bostoni”- më tha shoku. “Kemi djalin
atje me studime. Del
mirë me shkollën por shpenzon shumë!”
“Eh Titi, se mos shpenzonte më pak në Tiranë“- u hodh e
shoqja, që më vonë më spjegoi se ishte kancelare e Univeristetit të tyre
privat, që quhej diçka midis Univesrsiteti Lindor i Johanesburgut, ose
Univeristeti i Tre Luanëve Aziatikë.
Folëm më pas për kohën e rinisë, miqtë, që kishim humbur,
latat e darkës që falsifikonte në konvikt dhe arritëm në pikën delikate –
Politikën e Tiranës.
“Kam lexuar disa shkrime tëndet”- më tha dhe duke ju
drejtuar të shoqes i spjegoi se herë herë shkruaja në gazetën e një rivali të
tyre. Ajo mblodhi buzët pa e fshehur përçmimin dhe i nguli sytë në jakën e këmishës
sime, sikur donte të thoshte, që kuptohet nga modeli I këmishës se ku mund të
shkruajë.
“Je pak i djathtë!”- vazhdoi miku im” por më shumë do të
thosha, se ke një dozë të theksuar naiviteti. Nuk e kupton politikën duke qënë
jashtë saj.”
U rreka të spjegoja, që këto probleme politike i kanë kaluar
dekada më parë Italia dhe Greqia, thirra në ndihmë Fridman-in dhe Comskin, si
dhe u mundova të jepja shembuj nga demokracia amerikane, por të ardhurit nga
Tirana më dëgjonin mospërfillës. Bile zonja e Titit, që quhej Monika, me të njëjtën
mospërfillje, po i spjegonte anglisht kamarierit, që para kafesë duhej të
kishte sjellë ujë me akull dhe limon.
“Kthehu në tokë Naum!” më tha qortues miku im, duke tundur
me bezdi zinxhirin e trashë të orës së dorës, që mund të ishte edhe prej
floriri, edhe e larë në flori, por edhe një imitim i lirë, se unë nuk ja shkrep
fare nga sahatët.
Mu kujtua, që diçka të ngjashme më kishte përmendur edhe një
“mi gjirizash”, në një koment të një shkrimit tim.
Nuk dija se në cilën tokë të kthehesha.
Në atë të Premtuarën?!
Haha...cu kenaqa
ReplyDeleteNje tjeter histori fiktive dhe bajate e stilit te kalemxhinjve te realizmit socialist p.sh agronomi ose puntori takon shokun e shkolles I cili eshte kuader I larte ne Tirane,sigurisht e transponduar ne kohe dhe hapesire.
He per he nuk kthehesh dot ne toke.
Duhet te shuash motorrat e mllefit dhe te cinizmit dhe duhet te shtypesh ca butona te tjere qe aty,para syve i ke.
Nuk kthehesh dot se ti mendon qe toka rrotullohet rrethuar teje.
Ja ta dhashe nje dore ndihme per pyetjen qe te mundon ne fund...e bera per hater te Papu Spiros