Mes fotove nga vizita e fundit e Ramës në Korçë, më tërhoqi
vëmendjen një foto qesharake e vendosur nga kryeministri, ku “truku fotografik”
(që ndodh jo rrallë), të le përshtypjen për një gjest të turpshëm të Ramës në dëm
të deputetit Pëndavinji. Nuk e ve në dyshim, që nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë,
por më shkoi mendje, që gishti i Ramës ka hyrë në gjithë prapanicat tona korçare.
Në fillim si gisht i mesit i ngritur me Kullën e Shpifur në mes të sheshit dhe
më pas me plot objekte të rinj të keqvendosur ose të projektuar keq.
Mund të thuhet, se krerët e një vendi e kanë të lehtë të
fusin gishtin atje ku duan dhe se këtë korçarëve ja u ka bërë në fillim Profesori
i Liceut dhe më pas me rradhë ata, që e ndoqën.
Por këtë herë është si më me tepri dhe njëkohësisht këtë
“futje gishti” po na i shesin si suksesin më të madh të urbanistikës dhe
arkitekturës së Korçës. Në fakt, përveç Pedonales, (edhe kjo e ideuar dhe
financuar para Ramës) nuk ka asgjë te re të mirë në Korçë. Ka vetëm restaurime
dhe ato janë për tu përshëndetur, sidomos ai i Pazarit.
Flitet shumë për Parkun Rinia, por atje është vetëm
rifreskimi i një projekti të rëndomtë të viteve ’50-’60, për të cilin duhet
lavdëruar më shumë Myftar Grabocka se Niko Peleshi. Parku as është modernizuar
dhe as është bërë e mundur të ndërhyhet në pjesët e pjerrëta të Kodrës së
Belvederes, për t’i rritur hapësirën dhe variacionin.
Pra të gjitha ndërhyrjet e mira në Korçë nuk mund të kalojnë
pragun e rifreskimeve ndërsa të rejat si Kulla, Biblioteka apo ndërtime të
larta, që janë miratuar në zonën qëndrore të qytetit vetëm hapin plagë në hapësirën
e tij më të mirë.
Muzeu I Artit Mesjetar është një tjetër projektim
problematik, të cilin “tregëtari” Rama dhe tellallët e tij janë munduar ta
shesin si vepër të nominuar për çmim ndërkombëtar, është një tjetër gënjeshtër
e madhe të cilën nuk e besojnë as militantët socialistë, por që e përsërisin
gjithë gëzim dhe duke qeshur, sikundër gjithë qejf brohorasin për “gishtin e
Ramës”.
Dhe janë këta dhe ne të tjerët që e pësojmë në fundin e
kurrizit, se sa për Pëndavinjin, Peleshin dhe Filon ata e kanë të lehtë t’ja
“futin gishtin Ramës”, kur t’i shkasin këmbët. E kanë bërë ndaj udhëheqësve të
PD-së dhe PBDNJ-së , ku kanë milituar më parë.
( Meqë e kishim fjalën në ndërtimet, Peleshi dhe papagajtë e
tij e kanë harruar tashmë “shocking of the new”, të tre viteve më parë, por
mund të mburren vetëm me ato ç’ka ndërtuan mjeshtrat korçarë 100 e kusur vite më
parë.)
Nje shkrim plot mllef nga nje tamam "korcar I lig"
ReplyDeleteIke ore na trego ndonje vepren tende se nuk te njeh njeri se plase nga zilia.
Nuk i duhen Korces njerezit si ty qe "grinden me leckat e tyre"
Plas nga zilia se Korca edhe me e bukur do behet!
Ja dhe minjte militante anonime te PS-se, si dikur AGBV-te, nuk mbeten pa bere ate qe bejne gjithnje minjte e gjirizave. E kane nga sikleti i gishtit te Rames apo nga qe po i ulen vlerat veprave te reja ne Korce? Eh, pune gjirizash...Nuk besoj te jete nga ata qe mbush xhepat me parate e taksapaguesve.
ReplyDelete