Edhe ata kanë të drejtë të jetojnë edhe pse janë të pështirë.
Nuk janë vetëkrijuar edhe pse duhet të jenë rrejedhojë e evolucionit në këto
7-8 mijë vitet e fundit. Miliona vjet pas daljes së minjve. Që kur janë krijuar
gjirizat e para në Babiloni a ndoshta në Kinë. Mund të kenë rrjedhur ng mintë e
sojmë të arave, që ushqehen me drithra. Mbase edhe nga minjtë e vegjël të shtëpisë,
të cilët vërtet rrojnë në kurriz të njerëzve, por ushqehen me ato, që hamë edhe
ne.
Minjtë e gjirizave, janë më të mëdhenj dhe të ndyrë se kanë
zgjedhur të jetojnë në gjiriz.
Duket, që mes qelbërsillëkut edhe ushqim ka plot. Ushqim në
dekompozim e sipër. Ushqim, i cili mban erë ngordhësirë.
Të tillë ishin Anëtarët e Grupit të Bashkuar Vullnetar (ata,
të cilët vërtet hynin vullnetarisht), të cilët në kohën e Mehmet Shqhut, Kadri
Hazbiut dhe Mihallaq Ziçishtit paguheshin 1200 lekë në muaj për të spiunuar dhe
shpifur ndaj të tjerëve. Ishin të pështirë, se ushqeheshin me kërmë. Një pjesë
prej tyre nuk njiheshin se edhe me eprorët e tyre takoheshin natën(krejt si minjtë e gjirizave) dhe villnin e villnin poshtërsi fshehtazi. Njerëzit i
urrenin. Edhe më shumë se urrenin minjtë e gjirizave. Ndaj tyre nuk mund të përdornin
as “bar miu”.
Në kohën e sotme, skota e tyre nuk është zhdukur. Ka më tepër
liri dhe dritë, por ata parapëlqejnë errësirën dhe fshehtësinë, si minj
gjirizash që janë. Një pjesë përgjojnë gazeave dhe portaleve online dhe kur
shohin se janë prekur, ata, të cilët I mbajnë me bukë (Rama, Berisha, Peleshi
apo Meta ) fillojnë dhe derdhin vrer pa e
nxjerrë turirin e tyre prej miu. Ndoshta jo se kanë frikë të mos zbulohen se
cilët janë, por se në instiktet e krijuara gjatë evolucionit, mbajtja erë dhe të
qënit pa emër, janë cilësitë e domosdoshme të mbijetesës së tyre.
A mund të zhduket ky lloj qëniesh?
E pamundur.
Njerëzimi gjithmonë do ketë gjiriza.
Wow..me paske kushtuar edhe mua nje shkrim me ide fantastiko-historike.
ReplyDeleteEpo e meritoja si i vetmi dhe I fundit komentues I blog-ut tend plot me mllef,ide demode,cinizem dhe nostalgji te pavlera per kohen ku jetojme.
I dashur arkitekt,perpiqu te shohesh pak me larg se hunda jote dhe te kthehesh "back to earth". Jo kushdo qe te kritikon te urren.
Mund te "te besdis" edhe ndonje here tjeter po e pashe qe spo te komenton njeri tjeter...
Nuk di se sa e ke kuptuar shkrimin tim rreth minjve te gjirizit. (Ndoshta jam shprehur mjegullt.) Ka pak te beje me urrejtjen dhe me kritikat. Ka te beje me te ndenjuren fshehur pas nje pseudonimi. Nuk kam permendur askund se me urren, se nuk ka arsye per nje gje te tille. Minjte e gjirizave nuk urrejne. Thjesht ushqehen. E pranoj edhe qe ne blog ka shume gjera pa vlere. Vec nuk arrij te kuptoj se pse dikujt i ka djegur kaq Gishti i Rames, sa te ka vene ty ne bela per te lexuar kaq shume nga idete demode dhe mllefet e mija ne blog.
ReplyDeleteGishti I Rames, dmth kulla,nuk me ve fare ne siklet sepse eshte kthyer ne atraksion turistesh,me bilete biles,po ti cfare "sikleti" ke me keto punimet e reja?
DeleteSic duket, "shocking new" te ka goditur dhe spo te del e keqja.
Jo cdo gje e re eshte e keqe, mos u bej anakronik...harroje Korcen e "plageve te vjetra"
Mos u bej kaq "I ngushte" se gjerat evoluojne...
Peci Kondra ka vdekur