Mediat janë përqëndruar sot në arrestimi i bujshëm në Tiranë i Kastriot Myftarajt dhe nuk kanë arritur ta lidhin me dy ngjarje të tjera, që kanë ndodhur në të njëjtën orë në Shkup dhe Uashington. Bëhet fjalë për arrestimin e gazetares Velinovska dhe shkarkimin e menjëhershëm të Drejtorit të FBI, Xhim Komi.
Befasia dhe mënyra e ekzekutimit të urdhrave ngjan me
arrestimin e njëkohshëm të Kalorësve Templarë të Premten 13 tetor 1307, sipas
urdhërit të Filipit të IV. Të tre viktimat e djeshme, e kanë pësuar po njëlloj,
790 vjet më vonë, pikërisht në Ditën e Europës. Kjo të le të dyshosh, se bëhet
fjalë për një komplot të madh dhe duhet të ketë patur edhe të tjera arrestime
apo pushime nga puna, që nuk janë përmendur ende nga mediat. Interesante është
se të dy të arrestuarve ju është thënë formula:”Zoti është i pakënaqur se kemi
armiq të Besimit brenda shtetit”. Diçka e ngjashme është edhe në formulimin e
letrës së Donald Trump për shkarkimin e menjëhershëm të Komit, në një kohë kur
ishte në Kaliforni dhe nuk mund të arratisej.
E gjitha ka të bëjë, me një dosje për të cilën flitet prej
kohësh, pjesë të të cilës kishin rënë në dorë edhe të gazetarëve të arrestuar.
Eshtë dosja e një ish agjenti të shërbimit sekret anglez
MI-6, që zbulon me fakte një komplot të orkestruar nga Putin, për të shtënë në
dorë një pasuri marramendëse në Ballkanin Perëndimor. Pjesë e kësaj dosje ishin
edhe dokumentat që kishin rënë në dorë të Myftos dhe Velinovskës, që vërtetonin
se Niko Peleshi ishte një agjent i hershëm i gjermanëve, të cilët janë gjithashtu të interesuar për shtënien në dorë
të thesarit të përmasave biblike.
Flitet, që arsyeja kryesore e kalimit të gazsjellësit TAP në
zonën e Korçës është pikërisht zbulimi i tij.
Në një variant tjetër, bëhet fjalë për groposjen e tij 99
pashë nën themelet e Shën Gjergjit, atje ku është sot Biblioteka , që po
kthehet në Godinë të Bashkisë. Angazhimi i firmës gjermane në projektin e
rikonstruksionit të saj të le të dyshosh, që punime të një rëndësie të veçantë
do ketë në të ardhmen dhe që do kryhen larg syve të dëshmitarëve.
Gjithsesi, paralajmërimet e përsëritura, që dy Luftrat Botërore
kanë nisur pikërisht në Ballkanin Perëndimor, të bëjnë të dyshosh, se vëmendja
e shërbimeve sekrete të Fuqive të Mëdha është në rrethinat tona.
Sa të pasur paskemi qënë dhe sa pak që dimë!
No comments:
Post a Comment