Edhe pse kam shkruar në shtyp rreth Reformës në Drejtësi dhe
ndërhyrjeve të dobishme të ambasadorit Lu, kurrë nuk kam përmendur ambasadoren
Vlahutin. Ka të bëjë me një lloj paragjykimi, të cilit ne ballkanasit nuk i shpëtojmë
dot. Mosbesimit ndaj ballkanasve të tjerë!
Karrierat politike të shumë politikanëve shqiptarë kanë qënë
tërësisht të dyshimta. Nuk ka shpëtuar asnjë prej tyre të përflitet për
korrupsion apo për lidhje me krimin e organizuar. E njëjta gjë në Kosovë, Mal të
Zi, Maqedoni, Bosnjë dhe Sërbi. Nga
bisedat me emigrantët e këtyre vendeve në Kanada vetëm një gjë del e qartë- Askush nuk
ka pikën e besimit tek politikanët e vendit të tij.
E megjithatë, Romana Vlahutin edhe mund të bëjë përjshtim
nga politikanët e karrierës në Ballkan. Nuk mundet, që për deduksion, me që
shumica dërmuese janë të korruptuar, e tillë të jetë edhe ajo. Sidomos një gjë
të tillë, dua ta besoj, pasi lexova letrën e hapur të shkrimtarit tonë të madh
Ismail Kadare, që ishte gati të binte në gjunjë për të gjithë ne shqiptarët
meshkuj, që t’i kërkonte të falur Romanas, për shkrimin në FB të Kastriot
Myftarajt, (Një gjë më bën përshtypje nga gjithë kjo “aferë“, se kush i lexon
statuset e Myftarajt në FB. Them , që ai që e ka lexuar dhe ka kallzuar duhet të
hyjë i pari në burg.)
Is ka jetuar një kohë të gjatë në Paris dhe duhet të jetë në
dijeni të rastit të Christine Deniers – Joncour, ose sikundër njihet për raste
“Elf” dhe “Dumas”, “Le putain de la Republique”.
Kristina nuk është e vetmja në korridoret e Elizesë,
Brukselit, Raishtgut dhe zyrave të tjera të rëndësishme, që meriton të mbajë
titullin “Putana e Republikës”. Mes politikaneve shqiptare në të gjitha trevat
tona ka jo pak të tilla. Nuk ka se si të mos ketë mes maqedonaseve, bullgareve,
sërbeve, kroateve dhe rumuneve. Ndaj është po aq e nxituar të biesh në gjunjë
para Vlahutin, sa është e nxituar ta akuzosh si kurvë, në rast se ajo nuk ka përdorur
shtretërit e të fuqishmëve për të bërë karrierë ose për të përfituar para.
Ka vetëm një gjë, para të cilës duhet të biem në gjunjë -
Nderi.
Por nuk di se sa kjo fjalë i ngjit kroates Vlahutin.
Prandaj “ Je ne suis pas Romana Vlahutin!”
No comments:
Post a Comment