Friday, 30 October 2026

Një ditë e mbyllur keq


Dita nisi birinxhi, se u shtriqa mirë e mirë në sabah, por pastaj u ngrita dhe pashë ç‘bëhej në FB, nëse kisha ca “like” për postimet e mija të mënçura dhe largpamëse. Kishte ca dhe kjo më mbushi me optimizëm, që të haja ca gjellë me arme të mbetur dhe të bëhesha gati për podcast-in ditor, të cilin e kam nisur gati 5 muaj më parë, pikërisht në periudhën kur lulëzojnë pemët dhe njerëzit.

Pastaj e shtyva pa b[r[ asgjë, që të kishte dobi shoqërore apo vetiake, sepse mendoja rreth efektit , që mund të kishte patur podcast, ku kisha zbuluar planet djallëzore të Ramës dhe Berishës.

Nuk lexoja dot ndonjë libër, se ka mbi 6 muaj, që sa hap një të ri, më duket sikur unë mund ta shkruaja më mirë. Dhe e kam “llafnë“ për autorë seriozë anglofonë, disa prej të cilëve edhe nobelistë. Unë nuk di se si quhet kjo sindromë dhe kam frikë të pyes ChatGPT, por që është keq e di. Veç nuk dua ta zbuloj se pastaj duhet të ndjek mjekë dhe terapistë dhe ilaçet i kam inat. Vete me parimin e qëmotshëm “vetë erdhi, vetë do ikë“.

Dhe kështu e shtyva deri nga ora 3 e pasdites me të ngrëna, dremka, kontrolle për “like” në FB dhe ndonjë bisedë telefonike me miq. Nga ora 4 thashë të shkoj një herë nga “mall” se atje edhe sikur ec ca, se dita ishte me rreshje lokale dhe vranësira të vazhdueshme.

Isha në formë.

Nesër është Halloween dhe kam një si liridalje të detyruar, se nuk dua të pres nga këta fëmijët e këtushëm të veshur tebdil dhe që thonë “trick n treat”, ndaj vete në ndonjë bar dhe rrumbullosem me ca birrë të kuqe.

Meqënëse isha në mall, thashë të mbaroja edhe një punë me bankën, që nuk e kisha bitisur atë sabah herët me “robotin” online. Nuk kishte njerëz dhe nisa t’ja shpjegonja punonjëses. Kam vënë re këto vite të shumta, që kam këtu në Kanada, që punonjëset e bankave nuk dinë asgjë nga veprimet bankare. Rrallë qëllon dikush që vërtet di dhe ta zgjidh punën. Nuk di si është në Amerikë, por dhe atje rrezik është po njëlloj se ka dhe shumë afro-amerikane, që nuk e “çajnë gajden fare”. Unë vërtet nuk jam racist, se i dua t’i kem miq në bar, mbasi kanë humor dhe janë dashamirës, por në shërbim për klientin janë “pse s’më qan”.

Kebekuaja e bankës sime ishte e bardhë, por pasi u mundua mirë e mirë në kompjuterin e saj dhe nuk katranosi gjë, më tha, që ta bëja online! I thashë, që jo vetëm nuk dini , por dhe përtoni, por ajo me buzëqeshje më tha “Më falni!” (Medemek ik tani dhe shiko punën.)

Ika dhe u ktheva në dyqani i Nesspresso, pak më tutje se Banka, të blija ca kapsula dhe sa më erdhi rradha, punonjësja shkoi t’i shërbente një çifti, që posa kishte hyrë në dyqan. “Excuseee meee!” u hodha i indinjuar, por ajo bëri sikur nuk e kuptoi, meqënëse këtu flasin kryesisht frëngjisht dhe vazhdoi punë. Nga dera e zyrës së tyre doli një tjetër dhe pasi më dha atë që doja, më tha që nuk pranonin “cash”.

Rrallë dëgjoj që në dyqane nuk pranojnë para të thatë. Ja e paska Nesspreso. “Të dhjefsha Dua Lipën, që bën reklamë për këta legena!”- thashë shqip edhe pse Dua është një vajzë e bukur dhe e mënçur. Po le të gjejë një kompani tjetër. Le të bëjë video-reklama për Victoria Secret!

Dhe kështu arrita i dërmuar në shtëpi dhe nuk kam asnjë pije të fortë, të cilën ma kërkonxhani.

Shtira një kupë me verë të kuqe australiane, nga këto që mbyllen me kapaçkë dhe jo me tapë dhe ja nisa të pirës.

Mbrëmje m...!

No comments:

Post a Comment