Ti nuk e dënove dhunën që ushtroi ky KM për kanabizimin e Shqipërisë.
Ti nuk e dënove dhunën ndaj Legjislativit dhe Gjyqësorit për të dënuar Saimir Tahirin vetëm 2 vjet.
Ti nuk dënove dhunën për të ndryshuar Kushtetutën pa pjesëmarrjen e Opozitës.
Ti nuk dënove dhunën ndaj arkitektëve shqiptarë, kur të gjitha projektet e mëdha ju dhanë të huajve.
Ti nuk dënoveve dhunën me të cilën u prishën parqet dhe u ngritën Kullat.
Ti nuk e dënove dhunën me të cilën u prish Teatri Kombëtar.
Ti nuk e dënove dhunën me të cilën u centralizua pushteti në Tiranë si në kohën e Diktaturës.
Ti nuk e dënove mënyrën e dhunshme si u vodh për incerenatorët dhe tunelin e Llogarasë.
Ti nuk e dënove dhunën që shpie ]mimet e ushqimeve dhe benzinës ndër më të lartat në Europë.
Ti nuk e dënove dhunën ndaj gjykatësve që ju kujtohej ulja e rrogave.
Ti nuk e dënove mënyrën e dhunshme se si u u shit Porti i Durrësit për Alabarin që e la tashmë në mes.
Ti nuk e dënove dhunën që KM ushtron sistematikisht ndaj vartësve.
Ti nuk e dënove dhunën gjatë 5-6 votimeve kur ka qënë Kryemistër.
Ti nuk e dënove dhunën me të cilën nuk e dorëzoi Bela Ballukun.
Ti nuk dënove dhunën me të cilën u shkrinë Bashkitë e vogla.
Ti nuk e dënove dhunën ndaj popullit shqiptar e shprehur në këtë foto por qeshe dhe duartrokite.
Ti po dënon dhunën e protestuesve që është rrjedhojë e dhunës të vazhdueshme për 13 vjet nga Kryeministri më i dhunshëm shqiptar i një niveli vetëm me tre kryeministra të tjerë shqiptarë:
Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe Sali Berisha.
Ndaj mos u shtir sikur je njeri që kundërshton Dhunën!
No comments:
Post a Comment