Wednesday, 14 October 2026

Unë isha aty dhe tani nuk jam


Ka shumë gjëra të ngjashme periudha maj 1996 - mars 1997 në Shqipëri me gjendjen e Shqipërisë maj 2025 -tetor 2026. Ka edhe veçori, por për ata , që nuk e kanë jetuar atë kohë do përqëndrohem në ngjashmëritë, për të ndihur sadopak që njerëzit të kenë zgjuarsinë e duhur për të shmangur Kaosin. Mund të ketë nga ata, që thonë se “me dylbi nga Kanadaja” nuk i sheh dot, por këto m’i kanë thënë edhe më parë njerëz, që edhe duke qënë brenda Shqipërisë nuk shohin dot mirë, se kanë perde partiake në sy.

Saliu i vodhi votimet e 26 majit, pasi me mendjelehtësi 4 nënkryetarët e PS-së u larguan në mes të ditës së votimeve dhe tërhoqën komisionerët. Më pas ndodhi protesta e PS-së ku u krye dhunë nga qeveria, u inkurajuan më shumë firmat piramidale dhe njerëzit u mpinë dhe në zgjedhjet lokale të nëntorit Berisha u mundua t’ju tregonte të huajve që kishte mbështetje në popull. Piramidat ranë, njerëzit protestuan me të drejtë dhe me kokëfortësi Berisha nuk hyri në dialog dhe as kryeministrin nuk e largoi. I vënë me shpatulla pas muri e shkrehu shtetin dhe u vranë mbi 3000 njerëz, ndërsa kaosi mbretëroi për 3-4 muaj.

Rama vodhi ose bleu zgjedhjet e majit të kaluar, thelloi korrupsionin si dhe centralizimin e pushtetit në duart e tij dhe njerëzit u mpinë. Deri sa skandalet korruptive shkuan tej kufijve dhe nga një dhunë në Zvërnec filloi Revolucioni Flamingo. Rama e injoroi për 4 muaj duke pasur edhe mbështetjen e BE dhe SHBA. (Të njëjtën mbështetje kishte pasur nga BE edhe Berisha më 26 maj.)

Rama sot është me shpatulla pas muri dhe kokëfortësia për të mos bërë asnjë hap pas e ve në të njëjtën pozitë me Saliun e marsit ‘97. Me ndryshimin që Berisha do linte pushtetin, kurse ky do lerë pushtetin dhe mund të shkojë në burg.

Kjo situatë pa zgjidhje të favorshme për KM, mbart rrezikun që ai të inkurajojë dhunën, për të pasur opsione të tjera rrugëdaljeje.

Ndaj unë me forcë ju bëj thirrje shqiptarëve, që të solidarizohen me studentëtë për të detyruar Ramën (dhe më shumë BE dhe SHBA) që të japë dorëheqjen.

Vetëm kështu mund të ndalet ai Kaos i frikshëm i vitit 1997, të cilin e përjetova. Dhe që më bëri edhe më të vendosur për të mos jetuar më kurrë në vendin ku më pat rënë koka.

No comments:

Post a Comment