Ka shumë e shumë shprehje korçare, epitete, idioma, të cilat i kemi marrë të gatëshme dhe asnjëherë nuk e kemi vrarë mendjen thellë për kuptimin e tyre, apo se si janë krijuar. Edhe pse nuk mund t’i zhbiriloj të gjitha, përsëri, për disa prej tyre e vras mendjen dhe pyes ndonjë mik, që ka më shumë njohuri nga historia e dialektit se unë.
Shurruthull.
Edhe pse e kam të qartë se në ç’situata përdorej, asnjëherë nuk kam kuptuar përse një femër, në mënyrë përbuzëse etiketohej si e tillë. Dhe pse një mashkull nuk mund të ishte “shurruthull”?
Eshtë e qartëse cilësori është “kurdisur” nga dy emra, njëri që është “urina” dhe tjetri produkti që del nga tharrtimi i tepërt i verës ose i ndonjë lëngu tjetër frute dhe që është “uthulla”.
Unë këmbëngul që cilësori është i anëve tona, sepse në Veri të Shqipërisë përdori “ufull” dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë shprehjen ton të goditur.
Po a do më duhet të pyes më në hollësi një urolog, një gjinekolog apo një specialist vere për origjinën dhe përcaktimin e saktë të kësaj fjale? Se që ka një kuptim të thellë dhe disi shkencor, këtë nuk ka nevojë t’a verë në dyshim kush. Pse nuk kishin krijuar të themi “shurrvaji”, “shurrvera”, “shurrshëllira” apo “shurrçaji”? Diçka tepër acidike ka në një grup të caktuar femrash, që i bën ato të emërtohen kështu. Më të pandjeshme, më nevrike, më pak higjenike, më thashethemexhesha? Këtë nuk e kam dalluar dot për 60 e kusur vjet dhe nuk them se mund ta kuptoj për dy orë.
Sigurisht, që ju drejtova Artificialkës me pyetjen në anglisht, “ç’tregon aciditeti i lartë në urinë?“.
Artificialka më drejtoi në disa artikuj shkencorë, por nuk thoshin asgjë për karakterin e dikujt, të cilës i afron më shumë nga uthulla se sa nga kaustikja. Tregonte, që duhet të kesh normalisht pH nga 4.0 deri në 8.0, por asnjë ndryshim karakteri të atyre që e kanë 4 dhe më poshtë nga ato, që e kanë 8 dhe më lart.
T’ja ketë futur populli pordhës kot për 3 mijë e më shumë vjet?
Të pyes ndonjë gjinekolog, nga ata që uron Tollkuçi për ditlindje në FB më duket pa vlerë, se e kanë më shumë mendjen në alkoli se sa në çështjet linguistiko-filozofike.
Ndaj e mbylla vetëm duke pranuar se një që e ka aciditetin shumë të lartë, ka pasur diarrhe për disa ditë , ose diarrhe kronike.
Po pse mos e quanin “dhjeramankë“, por “shurruthull”?
Do ja nxjerr fundin në të ardhmen edhe sikur të më shkaktojë mua kapsllëk ose diarrhe. Janë gjëra , të cilat ndodhin në një moshë të shtyrë.
No comments:
Post a Comment