Në fundin e viteve ‘70, një gazetare franceze, që kishte vizituar Shqipërin, kur ishte kthyer në Paris dhe e kishin pyetur për vendin “misterioz” kishte dhënë këtë përcaktim : “Këpucë të zeza, dhëmbë të prishura dhe uri seksuale në sytë e burrave.” Na vinte apo nuk na vinte mirë këtë kishte thënë francezka.
Thuajse 50 vjet më vonë shumë gjëra kanë ndryshuar dhe thuajse të gjithë meshkujt në Shqipëri rrinë me atlete dhe tuta, të gjitha të markave të njohura.Edhe në gojë ka përmirësime të ndjeshme dhe sa për urinë seksuale nuk di se sa e ndjejnë femrat, që mbase sërish shikohen ngultas nga shqiptarët maço.
Thelbi i asaj që dua të them është se pse lakohet këto 48 orë kaq shumë Hila, kryesisht nëpër kafene, zyra dhe rrjete sociale. Nuk di nëse ka një qëndrim të femrave të ndryshëm nga të meshkujve, por për mendimin tim, shumica dërmuese duhet të bashkohet në disa pika që shoqërohen me një përbuzje ndaj tij:
- Pabesia e dikujt, që fle me dikë, e martuar apo jo dhe e filmon gjatë seksit. Hila nuk është i pari, që e bën, por adoleshentët dhe të rinjtë marrokë e bëjnë ose për t’u mburrur ose për t’ju marrë para të dashurave duke i shantazhuar. Përse e bënte kompozitori i njohur?
- Një lloj çrregullimi psiko-seksual për të filmuar veten gjatë seksit edhe në rast se do e bënte me pëlqimin e partneres apo partnereve. E bën këtë Hila edhe kur shkon të kryejë nevojat personale?
- Përfitimi i favoreve seksuale duke “tundur” mundësinë e karrierës personale. Ka shumë të ngjarë, që disa nga ato që kanë shkuar me Hilën t’a kenë bërë edhe nën presionin apo dhe joshjen se karriera për to si këngëtare kalon nga shtrati i tij. Këto janë histori të vjetra të Hollivudit dhe mjediseve artistike në Europë, por më flagranti është rasti i Harvey Weinstein, që tani është dënuar me burg.
Për të tre këto arsye, Ardian Hila duhet të dënohet nga shoqëria shqiptare dhe veçanërisht duhet bërë kjo në praninë e të rinjve dhe të adoleshentëve. Mendoj se është e mjaftë, pasi nuk di nëse mund të ketë elementë të veprës penale në veprimet e tij.
Por kur mbarojmë me Hilën na duhet t’ju kthehemi meshkujve shqiptarë, që si të babëzitur presin t’ju dërgojnë videot intime të kompozitorit me Lubonjën, me Farën e me ndonjë tjetër.
Ende ka mbetur ajo uri, e kohës së Merhumit, kur filma erotike mund të shihje vetëm një herë në javë në Jugosllavi?
No comments:
Post a Comment