Jam i sigurt, që të katër të sipërpërmendurit, edhe pse jetojnë në Shqipëri nuk marrin pjesë në protestë. Prifti se është me rraso, Poeti sepse është apolitik, Politikani se është kundër dhunës dhe Putana për arsye të panjohura.
Nuk di a e njohin njëri tjetrin, se të katër janë korçarë, por me mua i lidh debati i ashpër në rrjetet sociale. Dhe të katër, ndonëse me profesione të ndryshme, e arsimim të ndryshëm dhe me hobi të ndryshme, patën thuajse një fjalor identik sharjesh ndaj meje. Politikani për shkak të thirrjeve, që unë bëj në mbështetje të protestës në Tiranë, Poeti se i kërkova të bënte diçka për të shlyer poezinë, që i kishte kushtuar Peleshit, Prifti se u talla me një këngë të tij dhe Putana për shkak se pata thënë, që nuk ka serenata në Korçë.
Më duhet të pranoj, që provokatori kam qënë unë, ndaj dhe po të hedhësh edhe do presësh, por mua nuk më shqetëson hidh-pritja, se sa më shqetëson fakti që njerëz në atdhe, që sot mund të të quajnë “legjendë“, “i madh”, ‘je Njish!”, po i preke sadopak të hidhen në grykë dhe të thonë fjalën e fundit. Cilësorët ishin nga më të larmishmit, që ndihin ata që shkruajnë dhe fillonin me “i dështuar”, “i sëmurë mendor”, “trukalbur”, “thashethemexhi paranoiak”, “i lig”, “sharlatan”, “injorant”, “i korruptuar” dhe mbaronin me “pa shtyllë kurrizore”.
Unë vërtet mbase i kam një pjesë të këtyre cilësive negative, por më duket se më shumë i takojnë Ramës.
Pse Politikani, Prifti, Poeti dhe Putana nuk ngrihen të protesotjnë dhe t’ja thonë këto kryeministrit?
Pyetja është e vështirë dhe unë nuk jam në gjendje t’i gjegjem edhe pse i njoh nga pak të katërt.
Po edhe po ta gjej përgjigjen do më vlejë vallë?
No comments:
Post a Comment