Eva Dori nga Përmeti është gazetare. Nuk kam lexuar gjë prej saj, por gazetarë ka edhe të radios edhe të televizionit. Qëlloi që të merrja një numur të promovuar në FB për një “Gala” në Filadelfia se e kisha ëndërr një gala të tillë. Fola me një shqiptare, e cila më tha se biletat e “galas” shiteshin në dera e restoranit ku do bëhej dhe që ishte restoranti më i famshëm i Filadelfias. Shqiptarja më tha: “Kërko Evan në dera” dhe dukej se do ishte vetë Eva. Unë do isha në Baltimorë atë fundjavë, madje i sugjerova edhe një mikut tim atje të shkonim se ishte për një kauzë sublime, por ai më tha: “Ik o pirdhu me gjithë mbrëmje shqiptarësh!” Nuk më tingëlloi mirë, që biletat priteshin “cash”, por thashë, si ndodh jo rrallë, organizatorët e këtyre “galave” që i quajnë edhe “evente”, ndonjëherë përpiqen të nxjerrin ndonjë lekë “për vedi”.
Nuk shkova dot dhe humba rastin jo vetëm të isha pjesë e galas, por të bëja edhe një foto me Fotin, se në fund të fundit as therrur as prerë me të. Foti është Filantrope e Shquar dhe unë dyshoj në Filantropët e shquar. Dialektika këtu ze fill.
Por si nisën zjarret në Tiranë dhe pashë një postim të Fotinisë ku tregohej Vaskë Curri që këndonte dhe gratë “bonin qejf” komentova i revoltuar se mu duk tepër e papërshtatshme, diçka në ditët kur i rrihnin studentët. Dhe pas komentit, Eva Dori nga Përmeti më shkrojti në inbox, që më kishte pritur në “gala”, po unë nuk shkova. Më pas shtoi se më vlerëson shumë dhe më kërkoi miqësi në FB, gjë që ishte më se e qartë se donte të blinte diçka rreth marëdhënieve të mija me Fotkën.
Pasi i përmenda një pjesë të atyre, që kam shkruar për të, një pjesë të së cilave ja kam dërguar edhe Fotinisë vetë, gazetarja që nuk mundi të zbulonte se ç’kisha unë me Fotin dhe që e quante më se normale që të vlerësosh dikë që paguan një pjesë të “galas”, pa e vrarë mendjen se nga vijnë paratë, nisi të më sulmonte për energji negative të mijat, se isha një plak i rrjedhur dhe një psikopat. Shtoi se do vinte gjithë gratë e Filadelfias të më nxirrnin bojën në FB. Nuk di a quhen patronazhiste apo jo gratë sulmuese.
Eshtë e natyrshme, që njerëz të tillë të vërtiten rreth Fotit. Madje gazetarja kishte ndjekur edhe veprimtaritë e Fotinisë në korrik në Kukës dhe në Korçë si gazetare. Nuk tha se kush e kishte paguar.
Rreth njerëzve, të cilët kanë paratë e tyre, ose kontrollojnë fondacione të mëdha, gjithnjë vërtiten nga këto lloj mizash. Pastaj, nëse ndodh që me Fondacionet apo me njerëz si Xhefri i Epsheve dalin skandale, largohen me vrap për t’u ngjitur në një i pasur tjetër.
Sigurisht që Fotinia nuk kishte zgjedhur një skiftere të zonjën. Ndoshta se edhe vetë aq mend ka. Por diçka më bën përshtypje:
Pse i intereson Allteni Kokerit të dijë kush jam unë dhe arsyet e sulmeve të mija ndaj saj?
Dikush që nuk ka asgjë se ç’të fshehë, nuk ka pse t’i bëhet vonë, se një plak i rrjedhur shkruan kundër saj në blogun e tij, apo në rrjetet sociale. Eshtë shumë e lehtë të më injorosh mua. Pa pyetur se ç’jam dhe pa lëshur skiftere të më kërcënojnë me denoncime.
Ka një thënie të Mark Tuenit, që “mos bëj mundje me derrin se edhe ti do zhgryhesh në llucë“. Derri mund të jem unë se Fotinia më shumë më ngjet me miss Piggy të “Thë Muppet show”.

No comments:
Post a Comment