Thursday, 1 October 2026

Botë e ndyrë

Më vjen të pështyj mbi këtë Botë të fëlliqur

Që mbase bëhet më e pastër nga të mijat sekrecione.

Gjithshka që shoh

Më bën të ve kujën,

C’ka njerëzit më tregojnë,

Komentet idiote që ndesh papritur

Ato që shoh në të huajat stacione.

Një botë me hipokrizi e tejveshur

Hiipokrizi që fsheh frikën

Dhe Lakminë fsheh.

Një rrjet i tmerrshëm shpifjesh;

Kllounësh fytyrëngërdheshur,

Ku më keq ngatërrohemi të gjithë ne.

Një Botë ku turpi është bërë nder,

Ku mburren hajdutët,

    Mashtruesit,

        Gjyvendetë;

Ku ndjehesh i braktisur edhe në mes të kafenesë

Dhe thua: Më mirë të jem vetë!

Një Botë ku shpresa është vrarë,

Ku jetojmë se kemi ende,

Vrullin që patëm në rini,

Ku lerosur jemi edhe pa u ndyrë,

Ku nuk rri dot një ditë dot pa qarë,

Ku vetes i thua: Mos më duhet të ik,

Apo në këtë llum edhe pak kohë të rri?!


No comments:

Post a Comment