Një miku im, që kupton mirë nga arti, shprehu dyshime për një postim timin rreth projektit të posamiratuar në Tiranë për ndërtimin prej 78 metrash në Parku Rinia, që është më shumë një lulishte në emër të kryeqytetit se sa një park. I ishte dukur i bukur dhe kërkoi shpjegime për qëndrimin tim tepër negativ.
Si në titull unë e pata quajtur “Pylli me kërpudh” projektin arkitektit të njohur danez, sepse në vështrimin e parë më linte këtë përdhtypje edhe pse më parë se kjo më kujtoi kolonat e famshme kërpudhë në një nga veprat e njohura të Frank Lloyd Wright.
Pavarësisht nga aftësitë profesionale të arkitektit danez, “nënshtrimi” ndaj Sundimtarit Rama për interesa financiare vetiake, tek projekti i Taivanit i kalon edhe kufijtë jo vetëm të etikës por dhe të mungesësë së profesionalizmit të një arkitekti. Një projekt i tillë, që do ishte i paparanueshëm në çdo qytet mesatar dhe të madhe europian do ishte “pa lezet’ edhe në mes të shkretëtitrës. E them këtë, sepse ka një prerje uniformë në tarracëbn e fundit dhe proporcionet e përgjithshme nuk më duken të arritura, por nuk është kjo arsyeja kryesore, që e “përçmoj” projektin. Në atë lulishte nuk duhet të shtohet as edhe një vëllim tjetër betoni, qoftë edhe skulpturë parku. Eshtë kjo arsyeja , që unë e përçmoj këtë vepër të parealizuar dhe njëkohësisht edhe kolegun Ingels. Mungesa e etikës kulmon edhe me një lloj “abuzimi” me renderimet, që mundohen ta bëjënë “monstrën” sikur të jetë një re e stilizuar bukur mbi park. Eshtë një vëllim stërmadh prej betoni dhe qelqi dhe asgjë më pak.
Unë e kuptoj, që projekti i “arkitektit yll” është realizuar para se të pëlciste skandali i librit “rozë“ “Albanian Files”, i dashurisë së arkitektëve pa parime me kryeqytetin pronë të Edi Ramës. E kuptoj edhe pse Rama e miraton në mes të të gjithë protestave të brendëshme dhe të diskretitimit jashtë të arkitektëve të huaj. E bën që të tregohet “i fortë“ dhe njëkohësisht që investitorët të paguajnë Ingels. Por ky projekt nuk ka për t’u realizuar kurrë se është shembulli më i keq i shpërfilljes të interesave të kryeqytetasve. Një lloj zëvendësimi i kioskave të lulishtes “Rinia” me një “monstër arkitekturore” që heq diellin dhe ajrimin e një sipërfaqe të rëndësishme të gjelbëruar në qëndër të Tiranës.
Ingels nuk duhet të kishte shkuar kaq larg në shpërfilljen e qytetarëve! Tërësisht larg filozofisë së jetës skandinave. Tërësisht falsifikim i renderimeve dhe videove që paraqiten për miratim. Turp!
No comments:
Post a Comment