(vijim)
Në të gjithë logjikën time, mbi të cilën ndërtova hyrjen e këtij shkrimi, ka disa vrima të mëdha, të cilat do i kem shumë të vështira t’i mbush.
Mungojnë provat, që në Izrael apo mes hebrejve në botë ka përpjekje të hapura për të paraprirë këtë zhvendosje drejt Shqipërisë. Përmenden blerjet e pallateve në Tiranë dhe përgjatë bregdetit shqiptar nga hebrejtë; përmenden blerje shtëpish po prej hebrejve në fshatrat shqiptare, por përkrahësit e teorisë Izraeli 2 nuk dinë, ose injorojnë faktin që këtë gjë hebrejtë po e bëjnë në të gjithë Mesdheun dhe kudo në Europë. Janë një popull i pasur dhe qoftë për biznes dhe qoftë për investime në vende të sigurta blejnë në Londër, Varshavë, Athinë, Sofje, Podgoricë, Shkup dhe në Tiranë. Për fat të mirë ose të keq të kësaj bote ka shumë hebrej të pasur.
Ka një komunitet çifut jo të vogël në Bullgari, si dhe prej saj janë larguar më shumë njerëz se sa nga Shqipëria gjatë 30 vjetëve të fundit. Gjithashtu mbreti bullgar pat mbajtur qëndrim të mirë ndaj hebrejve para dhe gjatë Luftës së Dytë botërore. Cuditërisht Sorosit nuk i ka shkuar ndërmend të ketë një Izrael 2 në Detin e Zi, por e do pikërisht në vendin e shqipeve. Vendi jonë i dashur nuk ka qënë kurrë në objektivin e çifutëve edhe pse kishe klimë të mirë, pasuri natyrore dhe nuk kishte antisemitë. Tek ne nuk ka pasur kurrë një sinagogë. Edhe 10-12 familje hebre që kishin jetuar në Vlorë, ceremonitë fetare i bënin në një nga shtëpitë e tyre.
Nëse ky plan do ishte vërtet prej 35 vitesh, në Shqipëri do kishte pasur të paktën disa rabinj, të dërguar me fondet e Sorosit, për të përgatitur terrenin dhe për të konvertuar ndonjë familje shqiptare. Në fillim e viteve ‘90, në vendin e pafe vërshuan evangjelistë të të gjitha kishave, bahaistë, vahabistë, katolikë në zonat e jugut, dhe gjithfarë sektesh të tjera fetare. Ka dhe sekte hindu ku janë përfshirë sot disa që e quajnë veten elitarë, si familja Gjiknuri e ndonjë tjetër, por vetëm çifutë nuk u shfaqën. Vërtet në orbitën e Ramës ka pasur këshilltarë hebrej, që kur ishte Kryetar Bashkie, por kjo nuk është provë se ata po paguheshin nga shteti shqiptar për këtë plan ogurzi.
Ka edhe një boshllëk tjetër logjik plani Izraeli 2. Do boshatiset Shqipëria tërësisht apo vetëm nga të rinjtë? Nëse është kjo e dyta sikundër po ndodh, përse do i duhet izraelitëve një vend ku nuk ka fuqi punëtore, por duhet të mbajnë me pensione të mira edhe merhumët shqiptarë? Do i dëbojnë të gjithë? Do realizohet profecia e Idiotit të Pekas, që nuk do ketë më pleq mbi të 70-tat se do shfarosen nga vaksina?
Izraelitët vërtet kanë shumë para, por nuk njihen si njerëz që i hedhin paratë kot. Kanë paguar tërë soroistët për më shumë se 30 vjet, i kanë mbushur b.... Ramës me qindra miliona, do hedhin miliarda për ta sjellë Shqipërinë në gjendjen e Izraelit sot dhe në këmbim të...?? Rama po ju fal gradualisht copa të Shqipërisë? Njerëzit do shpronësohen me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe tokat e tyre do i jepen hebrejve? Një plan bajagi i kostueshëm.
Por le të themi se të gjitha xha Sorosi dhe i biri kllëngjo Aleksi i kanë llogaritur dhe ju ka dalë hesapi. Germanët, francezët, italianët, sërbët, grekët, austriakët, turqit dhe rusët do lejojnë që kjo të ndodhë? Në këtë botë të ndërthurur keq, aktorët nuk janë vetëm Sorosi, Netanjahu dhe Edi Rama. Edhe sikur të gjithë shqiptarët të jenë dele të zgjebosura, ka të tjera forca që ndihin ose ndalin ndryshimet e mëdha gjeopolitike. Sorosi mund të jetë vërtet Davidi, por Europa dhe Rusi nuk janë Goliadhi.
(vijon)
No comments:
Post a Comment