Sunday, 25 October 2026

A është Klementina Prifti patronazhiste, fanatike apo një kriminele e lindur?

Për herë të parë më del në postimet e mija tek FB, një qënie me emrin Klementina Prifti, që mund të mos kishte asnjë rëndësi, nëse nuk do ishte përçuese e një mendësie tepër të rrezikshme në Shqipëri.

Të mbështetjes së krimit qeveritar pa asnjë rezervë.

Qënia Prifti mbron dhunën policore, i quan studentët “uliganë“(se aq shqip nuk di) dhe njëkohësisht flet për “antifat” e Qorrit, Agron Shehajt dhe ndonjë tjetri. Inatin më të madh e ka me “Kërmën”, që me siguri duhet të jetë Berisha.

Po ç’përfaqëson kjo Qënie e Ulët?

Patronazhistët?

Militantët fanatikë të PS-së?

Kriminelët e lindur?

Unë nuk jam në gjendje ta përcaktoj se nuk jetoj në Shqipëri dhe në rrethin që kam në FB nuk kam hasur njerëz që komentojnë me një egërsi bishe si kjo Qënie.

Kur kam jetuar në kohën e Diktaturës kam hasur nga ata , që theshin se kush bënte agjitacion kundër Partisë duhej varur, por nuk ishin të shumtë. Njerëzit i tregonin me gisht si kriminelë.

Por në një kohë të lirë, të lexosh komente të tilla nga një qënie që paraqitet si grua është jashtë çdo kuptimi, që kam unë për shoqërinë njerëzore.

Nëse ka shumë si kjo qënie në Shqipëri, atëhere vërtet që vendi jonë ka një problem jashtëzakonisht të rrezikshëm! 

No comments:

Post a Comment