Po i rikthehem kesaj teme, sepse sot pata një bisedë telefonike me një mik të mirë, bisedë që përfundoi në fyerje të rënda, por u mbyll në një lloj ceitnot-i, sepse pozicionet tona ishin shumë të largëta. Ai është i sigurt, që prej 30 vitesh në Shqipëri po zbatohet një plan i Sorosit për largimin e popullsisë vendase , në mënyrë që vendi të jetë vakant për një plan të largimit të Izraelit nga tokat e sotme dhe të vendoset në Shqipëri.
Nuk është hera e parë, që e dëgjoj dhe nuk e besoj se nuk i kalon dot filtrat e logjikës sime. Por për ta shqytuar më me kujdes dhe për të mos e hedhur poshtë a-priori, po e pranoj se prej 30 a më shumë vjetësh më parë, xha Sorosit dhe disa hebrejve të tjerë të pasur në Amerikë dhe në Europë ju lindi idea, që të ketë mundësitë për një plan B për Izraelin, për shkak të luftrave të pafund me fqinjët arabë. Dhe pas shumë studimesh ky vend ideal është Shqipëria jonë e cfilitur në shekuj.
Po pse hebrejtë e pasur zgjodhën pikërisht Shqipërinë?
Po rendis më poshtë faktorët që mendoj se ju kanë shkuar ndërmend vetë hebrejve dhe janë zbuluar edhe nga njohësit shqiptarë të këti plani:
Vend mesdhetar me klimë të mirë dhe variacion në reliev,
Pasuri nëntokësore dhe rezerva energjitike, që nuk i ka kush.
Pozicion strategjik për një ekspansion më të madh të Izraelit në Europë.
Kastë politike lehtësisht e korruptueshme.
Nga të gjitha vendet mesdhetare të Europës, Afrikës dhe Azisë ne i kishim kushtet më të mira për realizimin e planit sorozi!
Për këtë xha Sorosi ndërtoi teorinë e Shoqërisë së hapur mbështetur në tezat e Karl Poper, ngriti fondacionin e njohur dhe hapi universitete në Europën Qëndrore. Kështu u rekrutuan të rinj të shkolluar nga vendet e Europës Lindore dhe më pas degët e Fondacionit në kryeqytetet europiane nisën që njerëzit e tyre t’i fusnin nëpër qeveritë e vendeve ish-socialiste.
Tek tanët, si më të eturit dhe më barktharët e pati më të lehtë t’i korruptonte dhe të merrte qeveri pas qeverish duke nisur nga Berisha (përkrahës i Sorosit para ‘97) dhe kulmi të arrihej me Ramën dhe Veliajn dhe gjithë bandën e Rilindjes.
Sorosi kurdisi 1997-tën dhe mjaft shqiptarë ikën, më pas hoqi Nanon vuri Metën, hoqi Metën vuri Majkon, hoqi Majkon vuri prapë Nanon dhe si e pa që plani nuk po ecte, vuri edhe njëherë Berishën. Por vetëm provizorisht, sa të piqej si politikan Rama. Tashmë çdo gjë e kishte të lehtë, madje u tërhoq si plak që është dhe ja la ekzekutimin të birit.
Për 13 vjet, Rama sabotoi çdo zhvillim ekonomik të Shqipërisë sipas idesë së Sorosit dhe Rotshildëve dhe shqiptarët vazhduan të ikin, deri sa ky plan u kuptua nga avokati Goxhaj, Alfred Cakoja dhe të tjerë dhe njerëzit u ngritën në protestën e quajtur Revolucioni Flamingo.
(vijon)
No comments:
Post a Comment