Personazhet narcistikë (ata që e kanë me tepri këtë cilësi) nuk kanë gjëra të shenjta veç Egos së tyre. Nuk ju bëhet vonë as për Atdheun, as për grupin shoqëror që përfaqësojnë, madje as për familjen. Gërthasin për to dhe vlerat e tyre, vetëm kur ju shkon për shtat. Kur ju shkon për shtat e kundërta nuk e kanë për gjë t’i braktisin. E tillë është natyra e tyre dhe për fat të keq, Edi jonë është “par excellence” i tillë. E ka shprehur në rrethe të ngushta kur ishte Kryetar Bashkie se “nuk e rruj për Tiranën!”
Ka diçka thellë tij edhe në sjelljen e viteve të fundit ndaj
Kosovës edhe pse mund të hiqet në publik se “është në një mendje me Kurtin, veç
qasjet i ka të ndryshme”. Rama nuk urren Kurtin dhe as ka qasje të ndryshme për
problemin e zgjidhjes së konfliktit me Sërbinë, por ai urren modelin e “politikanit
Kurti”.
Albin Kurti edhe pse mund të ketë si çdo njeri të metat e
tij në drejtimin e shtetit të Kosovës, apo në deklaratat në publik ndaj Aleatëve
ka një ndryshim cilësor nga Rama dhe shumë politikanë të tjerë shqiptarë dhe
ballkanas. Eshtë i pakorruptuar.
Këtë model politikani Rama e urren dhe njëkohësisht I trembet.
Ai kërkon që sa të jetë gjallë, në Shqipëri dhe në Ballkan, mundësisht mos ketë
politikanë të tillë. Eshtë në gjendje të mirëkuptohet me Vuçiç, Gjukanoviç dhe
të tjerë të ngjashëm me ta sepse do që edhe të huajt ta kenë mendjen top “se ky
është Ballkani dhe se me ne mund të kuptoheni më mirë“.
Shoqëria kosovare ju dha një mësim të mirë politikanëve të
saj të korruptuar duke mbështetur dy herë Albinin në zgjedhje. Shoqëria shqiptare
nuk ka qënë në gjendje ta bëjë këtë ndaj kemi ende Ramën. Pikërisht për të
minuar udhëheqjen e Albinit, Rama nuk po le gurë pa lëvizur, duke filluar me
deklaratat e hapura dhe duke vazhduar me përçarjen që bën prapa kuintave në
Kosovë.
Sa larg do shkojë mendja djallëzore e Ramës për të rrëzuar
Albinin?
Eshtë e vështirë të parashikohet, sepse mendjet e narcistikëve
janë të vështira të parashikohen. Për fat të mirë deri tani ndërhyrjet e tij
nuk janë pritur mirë nga shumica e shqiptarëve në Kosovë.
No comments:
Post a Comment